Vullnetarët e Peace Corps betohen në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Sot në Kamenicë është mbajtur ceremonia e betimit të vullnetarëve të kohortit të nëntë të Peace Corps. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier.

Hovenier ka thënë se misioni i vullnetarëve të Peace Corps është të promovojnë paqen dhe miqësinë në secilin vend ku kontribuojnë, duke thënë se edhe dhjetë vullnetarët që j anë betuar sot, nuk do të jenë larg qëllimeve dhe asaj që ata kanë mësuar tash e dhjetë javë përgjatë qëndrimit të tyre në Kamenicë.

Rahimaj ka përshëndetur dhe falënderuar vullnetarët për kontributin e dhënë, duke thënë se ajo çfarë ata po bëjnë, është një mesazh dhe rrugë të cilën duhet ta ndjekin edhe gjeneratat e reja në Kosovë.
“Më shumë se 200 vullnetarë që nga viti 2014 kanë qenë në Kamenicë, dhe për të qenë modest po them shumica prej tyre janë ndarë me përshtypjet më të mira, andaj premtoj që as për këtë grup vullnetarësh të mos ketë përjashtim”-ka thënë Rahimaj.

Mobi Casa

Kurse Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci ka thënë se misone të tilla duhet të përshëndeten nga të gjithë, dhe se vullnetarët e Peace Corps do të mirëpriten sa herë që ata do të vijnë në Kosovë.

Ceremonia në fjalë është mbajtur për herë të parë në Kamenicë, që nga viti 2014 kur edhe ka nisur ky mision./rajonipress/