Fundamenti

Avdyl Aliu, 16 vite ndër më të votuarit e LDK-së, 12 vite shef i shtabit në Kuvend, profili pragmatik që i duhet Gjilanit për nivelin qendror

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Avdyl Aliu pothuajse është rritur me degën e LDK-së në Gjilan dhe njihet si njëri nga mbështetësit e fuqishëm të saj. Ka përvojë të gjatë politike dhe secili pushtet e ka pasur frikën e tij. Aliu ka treguar rezultate të prekshme, ndër më aktivët në LDK, njohës i disa gjuhëve të huaja. Komuna e Gjilanit ka nevojë për përfaqësim në nivel qendror nga një profil pragmatik të llojit të Avdyl Aliu-t.

Subjektet politike janë në vlugun e caktimit të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kandidatët që kanë kontribuar në nivelin lokal dhe kanë dhënë rezultate meritore mendohet se edhe mund të jenë të preferuarit e subjekteve politike.

Avdyl Aliu është emër i njehur në politikën gjilanase dhe emër i njohur dhe shumë kredibil në LDK e Gjilanit.

Pas shumë rezultateve të prekshme në LDK dhe Asamblenë Komunale tash Aliu pretendon të fitoj edhe pozitën e deputetit.

“Po jam kandidat për deputet dhe besoj se LDK e Gjilanit e ka marrë parasysh kontributi tim të madh në shumë drejtime. Jam i gatshëm të marrë përgjegjësi dhe të punoj e veprojë në të mirë të qytetarëve të Gjilanit. Mendoj se kalibri im tashmë i skalitur në politikë i duhet Gjilanit dhe Anamoravës sepse jam tip që nuk heshti” tha Aliu për rajonipress.

Aliu mendon se Gjilani ka mbetur mbrapa pikërisht duke mos e pasur një zë të fuqishëm në Parlament dhe në Qeveri.

“Niveli qendror kësaj radhe duhet të ndëshkohet me votë sepse është dëmtuar tej mase Anamorava duke i përbuzur gjithë ato taksa e tatime të mëdha që participojmë si rajon” tha Aliu.

Sipas Aliut elektorati i LDK-së po edhe vet qytetari gjilanas e ka kuptuar qartë mashtrimin e madh që ndodhi me këtë qeverisje lokale e qendrore.

Uji Dea

Kush është Avdyl Aliu?

Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së në mandatin e dytë radhazi. Nënkryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, anëtarë i Kryesisë së Degës së LDK-së për disa mandate radhazi.

Ish kryetar i Nëndegës së LDK-së “Zabeli” për dy mandate. Për katër mandate radhazi (16 vite) ndër më të votuarit e LDK-së dhe fitues bindshëm i zgjedhjeve komunale.

Tri mandate (12 vite ) me shumë sukses vazhdon me krye detyrën e Shefit të LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa si dhe anëtar i disa Komiteteve Profesionale të Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Anëtar për dy mandate i Këshillit të Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor. Kryetar dhe Anëtar i disa paneleve dhe komisioneve të ndryshme komunale nëpër mandatet si anëtar i Kuvendit.

Duke qenë se për një kohë të gjatë ka dhënë kontribut të pakontestueshëm në Kuvendin komunal të Gjilanit, tani angazhimin politik duhet të kaloj në tjetër nivel d.m.th. në nivelin qendror, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përgatitja shkollore Master i Shkencave Teknike Specializant për Marrëdhënie Ndërkombëtare Bashkëpronar i një biznesi shumë të suksesshëm “Agro Hermes SHPK”, që nga viti 1990 e këndej.

Njohës i disa gjuhëve të huaja. Komuna e Gjilanit ka nevojë për përfaqësim në nivel qendror nga një profil pragmatik të llojit te Avdyl Aliu-t, prandaj edhe ka se çka t`i japi dhe ka një fushë e cila e pret një profil të politikanit si Avdyl Aliu./rajonipress/