UBT

Hapësirat gjelbëruese në gjendje të mjerueshme, komuna neglizhente dhe jo serioze

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nga Livoqi në hyrje të Gjilanit është një rreth rrotullim i cili dikur kishte gjelbërim e lule kurse tani është në gjendje të mjerueshme. Edhe afër furrës “Çoqaj” ndodhet një rrotullim tjetër i cili gjithashtu është tharë nga mungesa e ujitjes. Ky keqëmenaxhim është i barabartë me një krim institucional.

Gjilani dikur mburrej me epitetin si “Gjilani Evropian”, për shkak të pastërtisë që kishte dhe hapësirave gjelbëruese të shumta, që posedonte dhe mirëmbaheshin mirë e kujdesshëm.

Sidomos Gjilani shkëlqente me hapësirat gjelbëruese në kohën e Qemajl Mustafës kur kujdesej “Eco – Higjiena”, ishte kënaqësi të dilej në qytet dhe në qendër.

Tani nëse kalon përgjatë parkut të qytetit e vëreni kundërmimin e tmerrshëm dhe papastërti totale. Qytetarët thonë se janë të indinjuar nga kjo mos punë e institucioneve komunale.

Mobi Casa

Destani është një qytetar gjilanas që frekuenton parkun çdo ditë.”Përpara rrija me orë të tëra tek parku sepse kishte pastërti kudo, e tash më duhet me ikën shpejt sepse sëmuresh nga era e keqe” shprehet ai.

Edhe, Muharremi pensionist mendon se komuna ka dështuar që të mirëmbajë hapësirat gjelbëruese.

“Jetoj afër minimarket “Getit” dhe i shoh dy rreth rrotullime që janë të papastërta dhe të shkrumbuara nga pakujdesia. I pari është në hyrje të Gjilanit dhe duket një pamje e zymtë dhe e keqe. Se kam të qartë pse shërbimet publike janë kaq pasive dhe nuk dalin në teren” u shpreh Muharremi.

Nga fotot mund të vëreni se çfarë gjendje ndodhet Gjilani dhe si duket kjo është mënyra e duhur që ka zgjedhur Alban Hyseni për t`i pritur mërgimtarët./rajonipress/