UBT

Alarmon PDK: Gjilani nuk e meriton të jetë komuna më e pazhvilluar në Evropë!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Mjaft më me fjalë boshe dhe qëndrime politike mashtruese. Ta bëjmë së bashku hapin e parë, e kështu ta ndalojmë stërkeqjen që ka kapluar çdo fushë të shoqërisë në komunën tonë thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Postimi i Riad Rashitit:

Nga takimi i sotëm i kryesisë së degës, shtjelluam shumë tema me rëndësi për qeverisjen lokale, e pashmangshëm edhe për reformën e shëndetshme që po ndodh në kuadër të degës sonë.

Mobi Casa

Gjilani nuk e meriton të jetë komuna më e pazhvilluar në Evropë!
Mjaft më me fjalë boshe dhe qëndrime politike mashtruese. Ta bëjmë së bashku hapin e parë, e kështu ta ndalojmë stërkeqjen që ka kapluar çdo fushë të shoqërisë në komunën tonë.

PDK është e hapur dhe mirëpret angazhimin tuaj për të kontribuar në rrugën e daljes nga kjo situatë e rëndë, dhe fillimin e ndryshimit pozitiv për interesin e secilit qytetar pa dallim.

Ne mbetemi opsioni i vetëm me kuadrot më të mira profesionale, që përpos përgatitjes shkollore kanë përvojën, energjinë, besnikërinë e vullnetin për t’i ofruar platformën më të mirë komunës sonë!