UBT

Selver Xhelili: Do të kontribuoj për ngritjen dhe zhvillimin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Një urim për të gjithë. Si politikan i rikthyer me shumë vullnet për transformimin e Gjilanit përmes PDK-së si parti e çlirimit, lirisë, pavarësisë e shtetndërtimit dhe hyrjes në reforma të thella në nivel lokal e qendror, ndjej një përgjegjësi të madhe për të shërbyer për bashkëqytetarët e mi ka shkruar Selver Xhelili.

Uji Dea

Postimi i plotë:
Synimi im është të kontribuoj në ngritjen dhe zhvillimin e qytetit tonë. Me shpresën që bashkëpunimi dhe përkushtimi im do të sjellin ndryshime pozitive, ju uroj një vit të ri me shumë suksese në shërbim për të mirën e përbashkët!
Gëzuar Vitin e Ri 2024, çdo bashkëqytetari e shqiptari, përfshirë anëtarëve e përkrahësve nga të gjitha partitë politike!
Urime Viti i Ri 2024, familjarëve, miqve, kolegëve, klientëve dhe çdo njeriu!