Sopi Haziri: Administrata në Gjilan, zgjat orarin e punës për bashkatdhetarë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Administrata e Komunës së Gjilanit, ka zgjatur orarin e punës në shërbimeve të gjendjes civile dhe shërbimeve me qytetarë.

Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Arbenita Sopi Haziri, tha: Të dashur bashkatdhetarë, shërbimet po kujdesemi t’i merrni në kohë, pa pritje e radhë të gjata në sportele.

Ajo tregoi se administrata në Gjilan, ka zgjatur orarin e punës në Shërbimin e Gjendjes Civile dhe Qendrën për Shërbim me Qytetarë.

Mobi Casa

“Punojmë edhe të shtunave gjatë muajve korrik dhe gusht, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, nga data 6 korriku, e shtuna e parë e këtij muaji deri më 31 gusht, të shtunën e fundit të gushtit”, tha Arbenita Sopi Haziri.

Drejtoresha, theksoi se i mirëpresin bashkë me stafin e Administratës së Përgjithshme në Gjilan.
“Mirë se vini në atdhe”, tha Haziri./rajonipress/