Ekstradohet nga shteti i Francës personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Viti në bashkëpunim me ILEC-un dhe njësitë të tjera të Policisë së Kosovës, përmes aeroportit ndërkombëtar të Shkupit me datën 01.07.2024 ka realizuar ekstradimin nga shteti i Francës të personit A.R. (viti i lindjes 1995, mashkull kosovar). Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me dënim burgimi prej dy (2) vite e katër (4) muaj për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Personi i kërkuar pas përfundimit të procedurave ligjore është dërguar në vuajtje të dënimit.

ARKATANA

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/