Fundamenti

Prezantohen hartat e rrezikshmërisë nga vërshimet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në prezantimin ”Hartat e rrezikshmërisë nga vërshimet dhe hartat e rrezikut nga vërshimet për të gjitha pellgjet e lumenjëve në Kosovë”, ishin edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim Bejtullah Osmani dhe drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Kjo punëtori u organizua nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ku ministri Liburn Aliu, tha se projekti ”Hartat e Rrezikshmërisë nga Përmbytjet dhe Rrezikut nga Vërshimet”, tashmë drejt përfundimit.

Sipas tij në kontekstin e mbrojtjes nga vërshimet dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, janë angazhuar maksimalisht në hartimin e Planeve të Menaxhimit të Rrezikuar nga Vërshimet.

ARKATANA

“U prezantuan Hartat e Rrezikshmërisë, si një hap tejet i rëndësishëm, po aq sa edhe i domosdoshëm drejt përmirësimit të menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet dhe përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike”, tha Aliu.

Ministri, shtoi se mbështetja në hartat e rrezikut nga përmbytjet është kritike për planifikimin urban dhe infrastrukturën, njëherit Ministria është e angazhuar maksimalisht në implementimin e hartave të rrezikut nga vërshimet për të forcuar kapacitetet tona për menaxhimin e krizave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.