Punimet në rrugën Llovcë – Kokaj – Ranatovc, shpresë e gjallëri për banorët e këtyre fshatrave

Gjilan – Tashmë kanë filluar punimet në rrugën Llovcë – Kokaj – Ranatovc, projekt ky shumë i dobishëm për këto fshatra dhe ata pak banor që kanë mbetur atje. Jusuf Mustafa i cili është angazhuar gjithmonë që kjo rrugë të bëhet realitet thotë se shpresat tash janë të mëdha që Kokaj të popullohet dhe vendi të gjallërohet.
Kanë filluar punimet në rrugën Llovcë – Kokaj – Ranatovc, arterie e rëndësishme kjo që lidh fshatrat e Gjilanit me ato të Preshevës.
Asfaltimi i kësaj rruge ngjallë shpresat për një kthim dhe popullim të këtij brezi kufitar.
Jusuf Mustafa nga fshati Kokaj është angazhuar që nga fillimi që kjo rrugë të bëhet realitet.
“Jemi të lumtur që më në fund një Qeveri apo Komunë e pa të udhës që këtë rrugë ta asfaltojë sepse është rrugë me interes dhe strategji kombëtare. Jam i sigurt se asfaltimi i kësaj rruge do të kthej shpresat tek banorët e mbetur dhe do të rritet interesimi i shumë familjeve të shpërngulura në Gjilan, që të kthehen në fshat dhe të investojnë” tha Mustafa./rajonipress/