ARKATANA

Haziri: 34 vjet me LDK në Gjilan, mobilizimi i jashtëzakonshëm i Rugovistëve do ta shkaktojë rikthimin e madh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në ditën e themelimit të Degës së LDK-së në Gjilan, shpreh falënderim për të gjithë burrat e gratë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm e sakrificën deri në flijim ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i plotë:

Në këtë përvjetor, i falemi njeriut që e udhëhoqi një popull dhe e shpëtoi nga një masakër dhe një varr kolektiv të organizuar, por që në fund rezultoi me atë që besojmë dhe e themi – u lind për të shkaktuar procese të mëdha dhe për të realizuar ëndrra. I falemi dr. Ibrahim Rugovës.

Kuvendit themelues të Degës së LDK-së më 4 mars 1990 i parapriu Këshilli nismëtar për themelim, më 12 janar 1990, ndërsa më 7 dhe 8 mars themelohen edhe Forumi i Rinisë dhe Forumi i Gruas.

Rezistenca politike, organizimi i Republikës së 2 Korrikut si bërthama e parë e administratës përmes Këshillave komunalë, ushtrisë dhe policisë, janë sinonim i LDK-së, sikurse edhe solidariteti dhe ndarja e maxhës dhe kuletës mes vete në çdo familje.

Mobi Casa

Sot, në vitin 35-të, mund të them se LDK është partia e vetme si burim stabiliteti për të gjithë, për liri të plotë, pavarësi në gjithë Republikën dhe demokraci për të gjithë.

Rruga e Re për Gjilanin e gjelbër 2030, Konventa programore, listat iniciale për deputetë dhe këshilltarë komunalë, do të jenë prioriteti i vetëm sepse Anamorava gjithmonë ka qenë në rrugën e saj e pathyeshme dhe me sakrificë.

Ka ardhur koha që edhe ata që e humbën besimin t’i kthehen familjes politike në frymën e unitetit të gjeneratave, për ta bërë Gjilanin dhe Anamoravën e zhvilluar, si qendër ekonomike, arsimore e politike.

Jam shumë i lumtur me mobilizimin e jashtëzakonshëm të Rugovistëve për rikthimin e madh të LDK-së në Gjilan, Anamoravë dhe Republikë.

Urime 34-vjetori i LDK-së!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.