Bordi i “Hidromorava” angazhohet për cilësinë e shërbimeve dhe realizimin e projekteve

Gjilan – Në mbledhje gjithashtu është diskutuar për masat/aktivitetet të cilat po ndërmerren nga Kompania për uljen e UPF – së si dhe u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë edhe gjatë muajve të verës si dhe realizimin e suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2024
Të martën Bordi i drejtorëve i KRU “Hidromorava” mbajti takimin e gjashtë (VI-të) të rregullt për këtë vit dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë u diskutua performanca e Kompanisë dhe furnizimi i rregullt i konsumatorëve me ujë.
Ndër të tjera, pas analizave dhe diskutimeve Bordi i drejtorëve unanimisht aprovoi: Raportin e muajit maj 2024, Rregulloren për Përgjegjësinë Disiplinore dhe Materiale të të Punësuarve në KRU “Hidromorava” Sh.A.
Në mbledhje gjithashtu është diskutuar për masat/aktivitetet të cilat po ndërmerren nga Kompania për uljen e UPF – së si dhe u vendos që të vazhdohet me përmirësimin e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimeve të Kompanisë edhe gjatë muajve të verës si dhe realizimin e suksesshëm të projekteve investive të planifikuara për vitin 2024./rajonipress/