Fundamenti

Velipoja, si m’u duk…?

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kur arritëm në Velipojë, ora ishte njëmbëdhjetë e ditës. Ishim për herë të dytë në këtë vend pushimor, i cili është bërë një bukuri e rrallë natyrore. Plazhi i detit është i paskajshëm. Rëra është e “gjallë”, e cila të tërheq për t’u shtrirë mbi të dhe për ta ndjerë vetën krejtësisht tjetër. Pas një ore, ku jemi akomoduar afër hotelit “Elita”, dolëm në buzë deti, në plazhin e gjerë e me shumë pushues. Thua se, kanë ardhur krejt Kosova dhe vendet tjera. Një ujë i nxehtë dhe tejet i pastërt. Jo vetëm kaq.

Në hyrje të Velipojës, duke udhëtuar rrugës, shoferi i autobusit “Përparimi” tha se ky vend është periferia e Velipojës. “Shihni këto shtëpia, që duken vetëm nga një katshe. Qytetarët nuk kanë pasur guxim të ndërtojnë shtëpitë e tyre të mëdha e të larta afër detit, plazhit. Partia e Punës, në krye me E. Hoxhën, nuk i ka lënë që qytetarët të jenë afër kësaj plazhe dhe plazhave të tjera të bregdetit. I ka ngujuar qytetarët të punojnë aty afër shtëpisë dhe nuk i kanë lënë asnjëherë ujin e freskinë ta shijojnë e gëzojnë”.

Edhe Nikolin Gjika, nga Shkodra, por me banim në Velipojë, mosha 53 vjeçar, tha se ky vend (Velipoja) ka qenë një vend moçal me ujë, therra e barishta të ndryshëm. “Kjo është e vërtetë, ky vend bregdetar i Velipojës ka qenë një vend me ujë e me barrishta të shumta. Ka qenë një moçal që askush nuk ka guxuar të hyjë e të freskohet. Bile, matan Velipojës, si vendbanim, ku janë dy lumenj, kanë qëndruar forcat policore, të cilat nuk kanë lejuar askënd të afrohen afër këtij plazhi të këtij vendi. Këtu, në një kohë ka pasur drunj të egjër, therra e bari që të mbulonin mushkonjat. Pra, ka qenë vend i pabanuar dhe i panjohur si vend freskues. Por, më vonë, këtë vend e kanë pyllëzuar me pisha, të cilat edhe sot shihen dhe janë shumë dobishme. Krejt këtë vend e ka mbjellur me njerëz që i ka dështuar sistemi i asaj kohe. Tash, ky vend është bërë një freski joshëse, ku ia shton edhe bukurinë bregdetit dhe plazhit në fjalë. Më herët, thonë se janë afruar njerëzit e pushtetit, të cilët kanë bërë gjah dhe janë relaksuar. Bile thuhet se, pjesa “elite” e pushtetit të asaj kohe kanë pasur të drejtë të argëtoheshin e të laheshin, madje edhe të bënin gjah, e tjerë”.

Jo vetëm kjo.
Sot, ky vend, Velipoja, është bërë perla e bregdetit shqiptar. Me qindra e mijëra qytetarë vijnë këtu dhe pushojnë në rërën e nxehtë dhe shumë të shijuar për njerëzit që kanë reumë. Aty, afër plazhit të Velipojës ngre shtat shetitorja e pafund, e cila ka një gjerësi prej afro 10 metra gjerësi. Në dy anët e plazhit gumëzhonin daullet dhe muzika e preferuar e qytetarëve. Njerëzit, që ishin ardhur të pushojnë, në mbrëmje dilnin dhe shetitnin për të pirë ndonjë kafe e lëng të freskët.

Tek hoteli “Te MALI”, çdo mbrëmje ka kënduar Ajshe Zuka, këngëtare, e cila, së bashku me këngën, ajo luante dhe i bënte për vete pushuesit kosovar dhe të tjerë. Më e preferuar ishte kënga “Xhamadani vija, vija…” e cila këngë u pëlqente pushuesve, të cilën këngë e
adhuronin shumë shqiptarë. Kur vinte ora 12-të, çdo gjë pushonte. Këtu, pas kësaj kohe, vetëm valët e detit dëgjoheshin duke valëvitur ujët e detit të kaltërt. Nata ishte një qetësi e thellë shpirtërore, ku pushuesit e ndjenin ajrin e freskët që lëvizte në çdo kënd të kësaj pushimore të pafund. Gjer në orët e vona, shetitja e pushuesve buzë detit nuk kishte të ndalur.

Uji Dea

Edhe tek Restauranti “Gjakova” puna nuk ndalej. Aty afroheshin pushuesit dhe ngrënin pica, burekë e gjellëra të ndryshëm.

Edhe Vera Gjoka, një qytetare e zonja e Velipojës, por e ardhur nga Lezha, na bëri pritje vëllazërore. Ajo, për mungesë të banimit, na lëshoi dhomën e saj për banim gjer ditën e ardhshme familjes së autorit të këtyre radhëve. Ishte një femër bujare dhe shumë mikpritëse. Na tha se, sa herë të gjendemi në Velipojë, të kthehen aty tek motra e saj Elita, e cila ka hotelin dhe bën zgjidhje për banim.

Kaluan shpejt 8 ditë në Velipojën e bukur. Vërtet, Velipoja ishte një bukuri e rrallë e natyrës, ku njerëzit vinin e zbarkoheshin në plazhin e këtij vendi, i cili, në një kohë ishte moçal, tash një vend i rrallë i pushimit dhe i relaksit shpirtëror. Të shtojmë edhe këtë se, këtu, në plazh vinin edhe gazetat ditore, të cilat lexoheshin mjaft nga pushuesit kosovarë. Vinte gazeta “Dita”, “Panorama”, Rilindja Demokratike”, “Bota sot”, “Kosova sot” e ndonjë tjetër. Këtu, në shetitore pati edhe vepra më të ndryshme letrare.

U kthyem nga Velipoja, e cila na la mbresa të pashlyera për pak ditë pushimi. Pra, Velipoja ishte një bukuri e rrallë e natyrës. Secili duke u kthyer rrugës na pyeste, Velipoja, si ju duk? Përgjigja ishte: “Një bukuri e rrallë e natyrës shqiptare…!”/tefik selimi/rajonipress/