UBT

Agushi: Koalicioni PDK e LVV ishte i pa logjikshëm dhe i panatyrshëm qysh nga fillimi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Isa Agushi kryetar i BNA-së duke folur rreth prishjes së koalicionit PDK – LVV mendon që prishja e këtij koalicioni është e dëmshme për vet qytetarët e komunës së Gjilanit. Edhe ashtu deri më tani kjo qeverisje komunale nuk ka bërë pritshmërinë e qytetarëve në premtimet e tyre elektorale, ku janë bllokuar projektet e komunës nga qeveria qendrore dhe është krijuar një kolaps i plot ndaj komunës tonë. Tani ka me qen shumë i vështirë komunikimi Kuvend – Ekzekutiv, sepse inatet politike nga ana e PDK, LDK, AAK kanë me qen shumë të ashpërsuara dhe punët nuk do të shkojnë me pritshmërinë e qytetarëve të komunës tha Agushi për rajonipress.

Agushi thotë se bashkëfajtor për ne janë të dyja palët që kanë qen në koalicion qeverisës, edhe pse po të ishim ne si subjekt të përfaqësuar në Kuvendin Komunal do ta kishim bërë një zgjidhje politike të balancuar në dobi të qytetarëve.

RCCOLA

“E vetmja dalje nga kriza kishte me qen shkuarja në zgjedhje të parakohshme që të merret legjitimiteti qytetar për të dal nga kriza politike. Ky koalicion ka qen qysh në fillim i pa logjikshëm dhe i pa natyrshëm duke patur parasysh programet e tyre politike dhe ekonomike të cilat nuk kanë të përputhura” tha Isa Agushi./rajonipress/