FITORJA

Aferat e përditshme të gjykatësve e ulin përtokë anën morale e profesionale të Gjykatës së Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Aferat nga më të ndryshmet që po rrjedhin nga gjykatës të Gjykatës së Gjilanit e kanë ulur besimin e qytetarëve në këtë institucion, ku do të duhej të dominonte drejtësia e korrektësia. Qytetarët thonë se Gjykata e Gjilanit po shndërrohet në një institucion të turpit. Qytetarët gjilanas të anketuar janë të tmerruar me atë që shohin e lexojnë çdo ditë për të gjitha skandalet e gjykatësve të kësaj gjykate.

Në vend se të mbetet një institucion kredibil e në mbrojtje të të drejtave qytetare, Gjykata e Gjilanit në bazë të aferave të përditshme që lidhen me ngacmime seksuale, korrupsion, krim, hajni, zhvatje, nepotizëm po shndërrohet në një pallat të turpit, duke e ulur përtokë anën morale e profesionale të saj.

Qytetarët gjilanas të anketuar janë të tmerruar me atë që shohin e lexojnë çdo ditë për të gjitha skandalet e gjykatësve të kësaj gjykate.

Emrushi qytetar gjilanas mendon se Gjykata e Gjilanit është e dominuar nga gjykatës që nuk kanë kredibilitet profesional.

“Mendoj se në atë pallat të drejtësisë më së paku ka drejtësi. Aty dominon krimi, hajnia, korrupsioni, zhvatja, ngacmimet seksuale. Si ta dërgojmë fëmijën në ato praktika ose vende pune ku gjykatësit janë përbindësha dhe tentojnë të përbijnë çdo gjë që fluturon. Po të kishte pak burrni e pak ego, të gjithë ata që janë të përfshirë në afera publike duhet të japin dorëheqje ose të arrestohen” tha Emrushi.

Fundamenti

Ismajli një qytetar tjetër mendon se nuk është mirë të përgjithësojnë ose të futen të gjithë gjyqtarët në një thes sepse ka gjykatës që vërtet punojnë e veprojnë me ndershmëri.

“Por aferat e fundit vërtet janë shqetësuese e të pabesueshme që po ndodhin brenda atij pallati. Gjykatësit e përfolur nuk do të duhej asnjë minutë të vazhdojnë punën sepse bije besimi edhe ashtu i lëkundur qytetar ndaj sistemit të drejtësisë” tha Ismajli.

Edhe, Zijaverja një qytetare tjetër mendon se sistemi i drejtësisë ka rënë nga provimi dhe s`ka asnjë dilemë, se aty më së pakut dominon ndarja e drejtësisë.

“Unë jam e zhgënjyer dhe shumë e trishtuar kur shoh mega skandale. Kryetari i Gjykatës nga i cili kemi pritur shumë duhet të japi dorëheqje menjëherë ose në të kundërtën ai do të llogaritet si njeriu që është bashkëpjesëmarrës në të gjitha aferat e ndodhura në Gjykatë” tha Zijaverja. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.