UBT

Shtohet personeli mjekësor në Gjilan – Hyseni premton shërbime cilësore për pacientët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qytetarëve të Komunës së Gjilanit, nga sot do t’iu ofrohen shërbime më të mira shëndetësore. Kjo po bëhet pasi që në Qendrën e Mjekësisë Familjare, është shtuar personeli mjekësor.

Me fillimin e ditës së parë të punës së personelit shëndetësor, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me drejtoreshën për Shëndetësi Doruntina Hasani dhe u.d të drejtorit të QKMF-së Basri Kamberi, kanë takuar e uruar stafin e ri për punë të mbarë e shërbime cilësore.

Alban Hyseni, tha se 6 mjekë, 10 infermierë dhe 1 teknik i stomatologjisë nga sot kanë filluar punën në sistemin primar shëndetësor.
Më tej i pari i Komunës së Gjilanit, në takimin e përbashkët, i uroi stafit të ri suksese dhe punë të mbarë.

“Angazhimi e qëllimi jonë i përbashkët është shërbimi cilësor për pacientët.

FIDANISHTJA

Shëndetësi me shërbime cilësore”, tha Hyseni.

Drejtoresha për Shëndetësi Doruntina Hasani, tha se personeli i ri mjekësor, do t’i shërbejnë banorëve të komunës tonë.

Sipas saj përzgjedhja ka qenë transparente dhe secili që ka përmbush kriteret është pranuar.

“Duhet përmirësuar shërbimet shëndetësore për të mirën e qytetarëve, tha drejtoresha Hasani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.