Reagime të shumta rreth idesë së ndërtimit të shtëpisë së pleqve në oborrin e Spitalit të Gjilanit

Gjilan – Vendimi i Qeverisë apo i komunës së Gjilanit për ta ndërtuar shtëpinë e Pleqve në oborr të spitalit është sikur Cjapi me shkue te Kasapi. Shtëpia e pleqve do të duhej të ndërtohej në një vend të qetë ku ka kushte minimale për paqe dhe qetësi me gjelbërim, park pse jo edhe një bahshqe për ata pleq që duan të kenë aktivitete fizike ka shkruar Selatin Mehmeti qytetar dhe aktivist që përherë mbronë të drejtat e qytetarëve.
Reagimi i plotë:
Oborri i spitalit nuk ju jep siguri paqe dhe qetësi, pleqtë do të duhej t`i kalonin vitet e fundit të jetës së tyre në një vend ku ata do jenë të rrethuar me natyrën, jo me pacientët, sepse prania e spitalit ju asocion në s’mundje, vuajtje dhe vdekje, ndërsa ata kanë nevojë për kujdes qetësi dhe paqe.
E jo të kujdestarojnë në dritaret e tyre tu i përcjell pacientë ndihmën e parë me njeh sa xhenaze po dalin prej aty.
Veq te varrezat është me keq se në oborr të spitalit. Mendohuni mirë para se të vendosni për ketë projekt sepse mund ta keni shumë gabim.
Keni modele nga e gjithë bota e civilizuar dhe merreni më të mirën. Imagjinoni si do të ndiheshit për prindërit tuaj apo veten tuaj sepse një ditë mundë të jeni banor në atë shtëpi, jo humane.
Le ta blejnë qeveria apo komuna një vend të denjë dhe human për këtë shtëpi se nuk bohet kiameti.
Unë protestoj
Ne duhet të protestojmë
Ata duhet të protestojnë
Po edhe ju të tjerët duhet të protestoni