Eko Higjiena

S’guxon të vdes njeriu (prozë poetike)

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Ngatërrohemi me ankthin, këmbë e duar lidhur trupojmë vagullisë mbi humnerë kumbuese, ku heshtin edhe gjinkallat e sikur themi se si do të ishte kjo botë sikur të mund të fluturonim mbi vjeshtë e përtej saj.

Thatësisë ndoshta do t’i iknim, do të fshiheshim nga e gjithë gjallëria mashtruese, duke arritur atje ku shtriga s’mund të na mbërrijë e ku edhe mbërritja shpesh e humb kuptimin.

Të shtrirë do të rrinim nga lodhja e pritjes, horizontit duke menduar arritjen e dashurisë për atdheun e stërmunduar. Aty, nga ora në orë, mund të pëlcasë bomba e padukshme; nga dita në ditë, mund të rrëzohet shekulli bëmave pa lidhje, muret sikur ndërtohen me tulla prej shekulli e që ngjiten drejt një shekulli tjetër, gjithashtu të vdekshëm.

Eco Higjiena

Të djegur e të kërrusur mbi rrënjë të kohës, as të rinj, as të vjetër, bindemi se s’guxon të vdesë njeriu në do kohë të pakuptueshme, se do të thoshim: po dorëzohet para vdekjes lugati i mallkuar.

Ramadan Mehmeti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.