ARKATANA

Edukimi medial përmes artit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të premten më 26 prill 2024 në shkollën “Nazim Hikmet” në Dobërçan u hap ekspozita e nxënësve të Klubit Medial të shkollës e cila kishte për qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve dhe edukimin e tyre përmes artit, me theks të veçantë informimin për: gjuhën e urrejtjes, lajmet e rreme, ngacmimet në internet dhe paragjykimet.

Kjo ekspozitë është realizuar në kuadër të sfidës dhe projektit “Transformimi Shoqëror Inovativ në Kosovë – KIST+” i cili është duke u realizuar në 12 shkolla të Kosovës, ndër to edhe shkolla e Dobërçanit, ku janë të angazhuar mësimdhënësit dhe nxënësit e komunitetit shqiptar dhe komunitetit turk.

Projekti financohet nga Ambasada holandeze ndërsa po implementohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Dokufest, ndërsa në nivel lokal ky projekt është duke u realizuar me CCNO-Center for cooperation and networking of organizations.
Organizimi i ekspozitës është bërë nga mësimdhënësit: Selvete Bllaca, Mersin Kazazi dhe Rexhep Arifi.

KV

Falënderojmë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për prezencën dhe angazhimin e tyre në realizimin e kësaj ngjarje.

Ky projekt do të vazhdoj me aktivitete deri në përfundim të vitit shkollor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.