Ronela Hajati paralajmëron prurje të reja muzikore

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Nëse mendoni se “Jepi gaz” është i vetmi video projekt muzikor që Ronela Hajati ka planifikuar të publikojë për këtë vit, jeni gabim.

Ronela ka njoftuar se edhe një sërë këngësh të tjera janë duke pritur dritën jeshile për tu publikuar.

Eco Higjiena

“Kam këngë shumë të bukura për këtë verë, unë gjithmonë kam pasur dmth, po sa për përforcim”, ka shkruar Ronela në një foto të ndarë në Instagram.

Ajo nuk ka dhënë një datë se kur do të vijë projekti i saj muzikor i radhës.