Uji Dea

Avancimi i personelit akademik, lindin telashe në UP

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka shpallur konkurs për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik në fakultetet e UP-së. Mirëpo në Fakultetin e Mjekësisë avancimi i personelit akademik po përcillet me telashe.

Një grup prej afro 30 asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë, që një kohë të gjatë po përballën me telashe për avancim.

Sokol Krasniqi, asistent në degën e stomatologjisë, thotë se dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka, nuk po e zbaton rregulloren, e që kjo po ndikon në mos avancimin e tij dhe të disa kolegëve të tjerë.

“Për momentin, avancimet në numrin e duhur janë duke mos ndodhur për shkak se dekanja e fakultetin nuk është duke e zbatuar asnjë rregullore, me të vetmin qëllim që të mos bëhen grupe më shumë dhe të mos gjenerojë orë të mjaftueshme për ligjërata të lëndëve të obligueshme të cilat janë kusht për të lejuar ose të vijë deri te avancimi i stafit akademik nga pozita e asistentit në pozitën profesor asistent”, ka thënë Krasniqi për Rtk.

Uji Dea

Por dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kerliu, thotë se tashmë i kanë dërguar propozimet për avancim në rektorat dhe se atyre të cilëve u ka skaduar kontrata u është hapur konkursi. Ajo mohon akuzat që i bëhen nga disa prej asistentëve.

“Nuk është e vërtetë! Thjesht ku ka orë, hapet pozita e ku s’ka orë, nuk hapet pozita. Ata ankohen se në ato lëndë në të cilat ata pretendojnë të zgjidhen profesorë asistentë, nuk ka orë të mjaftueshëm për t’iu hapur pozita në bazë të normatives aktuale në fuqi në UP”, ka thënë Manxhuka.

Nga 2008, Këshilli Drejtues i UP-së kishte nxjerr një rregullore me anë të cilës parashihen avancimet, por që kjo rregullore nuk ka filluar zbatimin akoma në Fakultetin e Mjekësisë sipas asistentëve të cilët kanë protestuar disa herë lidhur me këtë parregullsi. Madje, ata kanë kërkuar edhe shkarkimin e dekanës së Fakultetit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.