Kurdisja e tenderit për ekskursionin e maturantëve me çmim prej 145 euro nuk do të kalojë, VV të heq duart nga xhepat e prindërve

Gjilan – Loja me organizimin e ekskursionit me maturantët ka filluar me vendimin e anulimit të kryetarit të komunës së Gjilanit, ndërsa po vazhdon me kurdisjen e tenderëve me çmim dy fish më të lartë se vitin e kaluar thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.
Reagimi i plotë:
Vitin e kaluar çmimi ka qenë 89 euro për tri netë e katër ditë, këtë vit sekserët e VV-së bënë ndryshim duke shkurtuar qëndrimin në dy netë e tri ditë por rritën çmimin përmes kurdisjes së tenderëve në 145 euro.
Sipas informatave tona, komuna e Kamenicës ka kontraktuar për tri netë e katër ditë me çmimin prej 140 euro, ndërsa qeverisja e VV-së në Gjilan e ka rritë tallin për sekserët e organizimit të këtij ekskursioni, andaj kjo kurdisje është e papranueshme për nxënësit e shkollave të mesme të cilët po e kundërshtojnë këtë tenderë.
Ne si PDK kërkojmë nga DKA dhe qeverisja e korruptuar e VV-së në Gjilan që të heq dorë nga xhepi i prindërve dhe të anulojë menjëherë këtë tenderë, në mënyrë që të përsëritet dhe mos të ketë marrëveshje e kurdisje me operatorët ekonomik./rajonipress/