Uji Dea

10 arsye pse duhet të studioni në UBT!

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

UBT, nuk është thjesht një institucion arsimor, por një lider i arsimit në Kosovë dhe rajon. Dhe këtë e dëshmojnë 10 nga qindra arsyet se pse të rinjtë duhet të përzgjedhin UBT-në, për studime.

UBT është institucioni më i ranguar në rajon – Krahas universiteteve më prestigjioze në botë, UBT është ranguar për inovacion dhe për revolucionin e katërt industrial në WURI. Një nga arritjet më të shquara të UBT-së është renditja në mesin e Top 200 Universiteteve më të mira në botë për luftën ndaj Ndryshimeve Klimatike nga GreenMetric World University Ranking 2023. Këtë vit, ranglista botërore e universiteteve prestigjioze, SCImago, ka ranguar UBT-në si institucionin më të mirë dhe të vetmin në arsimit e lartë privat në mbarë trojet shqiptare.

Renditja e UBT-së si institucioni i dytë në Kosovë dhe i treti në trojet shqiptare për numrin e citimeve të publikimeve të stafit në platformën “Webometrics” dëshmon për cilësinë e lartë të kërkimit shkencor dhe kontributin e UBT-së në fushën e dijes dhe inovacionit. Përveç kësaj, ngritja prej 3 mijë vende në renditjen e Institucioneve të Arsimit të Lartë për vitin 2024 dhe renditja e UBT-së në mesin e nëntë kompanive më të mira në botë për cilësi nga EFQM tregon nivelin e lartë të performancës dhe cilësisë së institucionit. UBT është dëshmuar edhe në fushën e sipërmarrësisë dhe inovacionit, duke fituar çmimin “Europian Young Entrepreneurial University of the Year” nga Triple E Awards në Barcelona të Spanjës. UBT është vlerësuar edhe për impaktin e saj pozitiv në shoqëri, duke u renditur në nivel të lartë në Edicionin e Vlerësimit të Ndikimit Pozitiv 2021 dhe duke u ranguar në mesin e universiteteve më të mira në botë nga Times Higher Education.

UBT me mbi 500 marrëveshje bashkëpunimi – UBT përmes bashkëpunimeve me universitetet dhe institucionet ndërkombëtare ju mundëson një rrjet të gjerë të kontakteve dhe mundësi për praktikë në industrinë e punës. “University of Sapienza”, “The University of Iowa”, “University of Northern Iowa”, “Széchenyi István University Györ”, “University of Warsaw”, “Anhalt University of Applied Sciences”, “Linnaeus University”, “University of Cambridge”, “The University of South Florida”, “Trakya Üniversitesi”, “Universiteta del Salento”, këto janë vetëm disa nga qindra institucione ndërkombëtare prestigjiozë me të cilat UBT ka krijuar partneritete dhe është duke e ngritur Kosovën në arenën ndërkombëtare.

UBT ka programet më inovative – UBT ju siguron një përvojë të përparuar dhe të përshtatshme për tregun e punës përmes programeve më inovative në vend. Programet e studimit në UBT përfshijnë degët e teknologjisë informative, biznesit dhe menaxhimit, mekatronikës, teknologjisë ushqimore, agrikulturës, ndërtimit, arkitekturës, studimeve të sigurisë, shkencave politike, juridikut, medias, aktrimit, muzikës, gjuhës angleze, psikologjisë, sportit, shkencave mjekësore, dhe shumë fusha të tjeraqë janë thelbësore për zhvillimin e një shoqërie të suksesshme.

Institucioni ofron mbi 300 laboratore – Përmes këtyre laboratorëve, UBT ju mundëson të eksploroni dhe të zhvilloni aftësitë tuaja në një mjedis praktik. Të gjitha fushat e studimit në UBT kanë laboratorët e vet të veçantë, të cilat u mundësojnë studentëve të realizojnë pjesën praktike të ligjëratave, projekteve të ndryshme, si dhe fillimin, përkatësisht realizimin e startup-eve të shumta, shumë prej të cilave tashmë janë jetësuar dhe janë në shfrytëzim për tregun vendor dhe ndërkombëtar të klientëve.

RCCOLA

Programet e përbashkëta ndërkombëtare – Shkëmbimet studentore dhe double degree-s ju japin mundësinë për të përparuar shkencërisht dhe për të pasur një përvojë ndërkombëtare të vlerësuar. Shumë studentë nga drejtime të ndryshme kanë patur mundësinë që të përjetojnë mundësinë e shkëmbimit studentor me universitete ndërkombëtare me të cilat UBT ka krijuar partneritet.

Stafi akademik i kualifikuar dhe me përvojë në UBT është në dispozicion për të mbështetur zhvillimin tuaj akademik dhe profesional.
UBT ofron infrastrukturë moderne dhe teknologji të avancuara, duke ju mundësuar të përdorni burimet më të fundit për të zgjeruar njohuritë tuaja.
Përvoja e praktikës në industrinë e punës është një pjesë integrale e programeve të UBT-së, duke ju siguruar një mundësi të shkëlqyer për të fituar aftësi praktike dhe për të ndërtuar rrjetin tuaj profesional.

UBT ka një mjedis të diversifikuar dhe të përqendruar në zhvillimin personal dhe profesional të studentëve, duke ju mundësuar të krijuar lidhje dhe miqësi të reja.

Pas përfundimit të studimeve në UBT, ju do të keni një diplomë të njohur dhe të vlerësuar ndërkombëtarisht, duke ju hapur dyert për mundësi të shumta të karrierës në fushën e zgjedhur. Mbi 93 për qind e studentëve të UBT-së, dhe ish-studentëve, tashmë janë të punësuar brenda dhe jashtë Kosovës, duke kontribuar në zhvillimin e vetës dhe në mbështetjen e familjes dhe shoqërisë.

Bëhuni pjesë e UBT-së!

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!