Hidromorava

Shkëlzen Balaj: 5 Maji është dita e karatesë, në të cilën nderohet heroi Agim Ramadani

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Klubi i Karatesë nga Gjilani, “Agim Ramadani”, më 5 maj do të jetë mikpritës i mbi 450 karateistëve dhe 40 klubeve ndërkombëtare dhe vendore. Ky turne i karatesë padyshim është turneu më i madh në vend dhe do të organizohet për herë të dytë nën moton “Ditët e Agimit”.


“Është nder i veçantë dhe privilegj i jashtëzakonshëm që klubi ynë mban emrin e kolosit dhe heroit Agim Ramadani. Për nder të heroit kombëtar Agim Ramadani, klubi ynë për herë të dytë po organizon këtë turne ndërkombëtar, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar mbi 450 karateistë. Nga Kosova do të kemi rreth 40 klube të cilat do të marrin pjesë. E diela, më 5 maj, do të jetë për qytetin e Gjilanit dita e karatesë, ndërsa Palestra Sportive “Bashkim Selishta-Petriti” pritet të jetë përplot me dashamirë të karatesë, ka njoftuar trajneri i KK Agim Ramadani, Shkëlzen Balaj.
Balaj ka theksuar se ky turne do të jetë nën monitorimin e FKK-së dhe do të ketë mysafirë nga shumë shtete.

“Turneu do të vëzhgohet nga njerëzit e FKK-së, ndërsa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar karateistët nga Kosova me rreth 40 klube, nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Lugina e Preshevës, dhe për herë të parë do të kemi karateistë nga Franca, të cilët kanë konfirmuar ardhjen. Do të jetë një turne shumë cilësor me shumë karateistë dhe klube cilësore, ndërsa ne si klub kemi bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë të përkryer.”

FIDANISHTJA

Trajneri i KK Agim Ramadani, në veçanti Balaj, ka falenderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme. “Nga zemra, në emrin tim dhe në emër të klubit Agim Ramadani, falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan për ta realizuar këtë turne kaq masovik. Pa ndihmën e të gjithë donatorëve, ne nuk kishim mundur ta realizojmë këtë spektakël të karatesë. Ju jemi mirënjohës skajshmërisht.”

Turneu i dytë ndërkombëtar “Ditët e Agimit” fillon në ora 10 më 5 maj në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.