Fundamenti

Rrugëtimi i dhimbshëm e tragjik i popullit shqiptar nëpër kohë të ngrira

/ 6 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Para do kohe, Rifat Klaiqi, autor nga Dardana, tash i ndjerë, ka botuar librin me titull “Shtegtimi rrugëve të ngrira”. Është ky libër dokumentar-publicistik, i cili ka “peshë” historike e dokumentare për popullin shqiptar, i cili “rrëfen” një rrugëtim të hershëm e tragjike të tij nëpër kohë të ngrira e të rënda jete, me të vetmin qëllim që të shpëtojë nga më e keqja e ekzistimit si qenie njerëzore. Pra, këtë rrugëtim të dhunshëm e tragjik ia bëri një regjim barbar e okupues serb. Shtegtimi i tij ka qenë sa i vështirë e i dhimbshëm, po aq me rrezik e trishtues. Popullata shqiptare është dëbuar nga vatrat e veta me dhunë nga regjimi barbar serb, i cili regjim deshi rrënjësisht ta zhbëjë popullin shqiptar nga faqja e dheut stërgjyshor.

Libri është dritare e jetës. Pa libër, si pa sy, si pa dritë e dituri. Vetëm libri e ruan dhe e shpalos historinë e një populli. Ai bëhet dritare, ku njerëzit informohen dhe e mësojnë historinë dhe realitetin e jetës së tij. Andaj, duke lexuar librin, dritaren e jetës, njerëzit njihen dhe komunikon në mes vete. Bëhen miq dhe afrohen për të jetuar mirë. Kjo është rëndësia e librit, dritarja e botës së njeriut.

Para do kohe, Rifat Klaiqi, autor nga Dardana, tash i ndjerë, ka botuar librin me titull “Shtegtimi rrugëve të ngrira”. Është ky libër dokumentar-publicistik, i cili ka “peshë” historike e dokumentare për popullin shqiptar, i cili “rrëfen” një rrugëtim të hershëm e tragjike të tij nëpër kohë të ngrira e të rënda jete, me të vetmin qëllim që të shpëtojë nga më e keqja e ekzistimit si qenie njerëzore. Pra, këtë rrugëtim të dhunshëm e tragjik ia bëri një regjim barbar e okupues serb. Shtegtimi i tij ka qenë sa i vështirë e i dhimbshëm, po aq me rrezik e trishtues. Popullata shqiptare është dëbuar nga vatrat e veta me dhunë nga regjimi barbar serb, i cili regjim deshi rrënjësisht ta zhbëjë popullin shqiptar nga faqja e dheut stërgjyshor.

Dhe, vetë titulli i librit në fjalë duket të jetë provokues, për faktin se, si të “hysh” nga brendia e kornizave të tij, vëren qartë se brumi i librit, ka të bëjë me shpërnguljen masive të shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore nga Sanxhaku i Nishit dhe Rrethi i Toplicës e shumë vendbanime tjera të kësaj ane në fundvitin 1877 dhe fillimvitin 1978. Kjo shpërngulje ka ngjarë në kulmin e dimrit të acartë të viteve të përmendura më parë. Kjo ta përkujton romanin e J. Xoxes “Lumi i vdekur” apo romanin e I. Kadriut “Ethet e një dimri”, ku trajtohet kjo kohë e kjo dhunë ndaj popullit shqiptar si në veprën e Rifat Klaiqit nga Dardana.

Në kapitullin e shpërnguljes, që është shkrimi kryesor i librit, autori, që tashmë mungon, ka shkruar dhe ka dhënë shënime biografike nga jeta e tij si partizan dhe nga padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve, pavarësisht se si janë sjellur ata.

Autori, Rifat Klaiqi, tash i ndjerë, ka pasqyruar rrëfime autentike të shënuara nga dy hallat e tij, protagoniste të ngjarjeve të asaj periudhe, të cilat në atë kohë kishin moshën e njomë 12, përkatësisht 9 vjeçare, por ngjarjet e rënda dhe të dhimbshme u kishin mbetur të pashlyera gjatë tërë jetës së tyre.
Ndonëse ngjarja përkufizohet më shumë në shpërnguljen e familjes së autorit, secili lexues, sidomos ata të familjeve së cilave kanë pasur të njëjtin fat në periudhën e caktuar historike, do të jenë në libër të “përshkruara” bashkë me dramën e familjes Klaiqi. Në fillim të librit, autori ka shënuar dy këngë muhaxhirësh. Njëra është e huazuar si baladë kosovare për muhaxhirët e ruajtur brez pas brezi, kurse kënga tjetër i përket një variantit të ruajtur dhe të kultivuar me kujdes nga vetë autori.

FIDANISHTJA

Natyrisht që dy këngët kanë të njëjtën përmbajtje, por kjo e dyta është mbamendje e autorit, që tashmë mungon.

Libri ka edhe fotografi të viteve të 1912-ta, kur Kosova përfundimisht është okupuar nga Serbia dhe kur shqiptarët janë bërë pre e bandave serbe, të organizuara brenda shtetit serb. Në një fotografi shihen mijëra shqiptarë të transportuar në Beograd në vitin 1912, si të zënë rob dhe të cilët nën tytat e armëve të oficerëve dhe ushtarëve serbë të kohës, detyrohen të parakalojnë qendrën e Beogradit, derisa në dy të tjera fotografi janë shqiptarët nën rrënojat e shtëpive të tyre, në trojet stërgjyshore, të djegura dhe të shkatërruara nga okupuesit serbë.

Pos tjerash, në këtë libër autori ka shpalosur edhe kujtime nga jeta e tij, si drejtor shumëvjeçar i shkollës shqipe, si punëtorë shoqëror e politikë etj. Ka shkruar edhe për aksionin e armëve të ndërmarrë nga Aleksandër Rankoviqi në vitet e 50-ta, që për qëllim kishte shpërnguljen e shqiptarëve edhe nga hapësira e ngushtuar e atdheut.

Pastaj, autori shkruan për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi nga ajo marrëveshje “xhentelmene” e Titos me përfaqësuesit e lartë të shtetit të Turqisë, për përpjekjet e disa aktivistëve të vendit për ndaljen e tyre, për rezistencën e atyre që dëshironin të shpërnguleshin etj.

Në këtë libër dalin edhe disa dromca mjaft interesante që shpeshherë e bëjnë lexuesin të mos përmbahet nga leximi dhe përjetimi i librit në fjalë. Libri ka vlerë historike e dokumentare që flet për një kohë të rëndë të popullit shqiptar, i cili rrugëtoi gjatë e dhimbshëm për të mbijetuar dhunën më brutale të një regjimi të egër serb./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.