United Hospital

Haliti nga Pozherani kërkon nga niveli qendror që të përfundoj sa më shpejt objekti i ri shkollor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot Pozheranin, konkretisht vendin ku akoma nuk kanë përfunduar punimet në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema”.

Ai tha se është shqetësuese që niveli qendror nuk i ka dhënë prioritet këtij projekti, pasi që banorët e kësaj ane po presim me padurim që punimet në këtë shkollë të përfundojnë sa më parë.

Haliti shprehu edhe shqetësimin e tij që përkundër që 1 shtatori është afruar ky projekt duket se nuk do të jetë gati që ti hap dyert për nxënësit e Pozheranit me rrethinë.

UBT

Ai ju bëri thirrje nivelit qendror që në kuadër të kompetencave ligjore, që bëjë çmos që objekti i ri shkollor të përfundoj sa më parë duke potencuar se më këtë duhet të përfundoj edhe stërzgjatja e punimeve në objektin e ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozheran.

Ai tha se këtë shqetësim e ndanë së bashku me prindërit, nxënësit, personelit arsimor dhe të gjithë qytetarëve të kësaj ane duke kërkuar që të rritet dinamika e punimeve dhe që objekti të përfundojë sa më parë e të jetë gati për 1 shtator.

Ilir Zuka, koordinator i Pozheranit duke shprehur shqetësimin e qytetarëve të kësaj ane tha se nxënësit fillimisht mësimin e kanë zhvilluar në 5 ndërrime tani ne 4 dhe kështu po vazhdon me vite të dëmtohet procesi i arsimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.