RCCOLA

Botohen librat “MEKANIKA – 1 (Statika)” dhe “MEKANIKA – 2 (Kinematika dhe Dinamika)” me autor profesorin e UBT-së, Naser Morina

/ 1 minutë lexim

Profesori i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastruktuë në UBT, Naser Morina ka botuar dy libra: “MEKANIKA – 1 (Statika)” dhe “MEKANIKA – 2 (Kinematika dhe Dinamika)”, që do t’i dedikohen studentëve të fushës së ndërtimit dhe infrastrukturës.

Libri “MEKANIKA – 1 (Statika)” trajton elementet dhe ligjet bazë të mekanikës së statikës, duke përfshirë trajtimin e sistemit të forcave konkurrente komplanare, zgjedhjen e sistemit statikisht të përcaktuar, dhe analizën e trajtimit të trave të ndryshme.

Uji Dea

Ndërsa, libri “MEKANIKA – 2 (Kinematika dhe Dinamika)” ofron një hulumtim të thellë në kinematikën dhe dinamikën e trupave të ndryshme. Përfshihen koncepte si shpejtësia dhe shpejtimi i një pikë në hapësirë, lëvizja e trupit të ngurtë, dhe ekuacionet diferenciale të lëvizjes së një pike materiale të lirë.

Këta libra shërbejnë si një burim i rëndësishëm për studentët dhe profesionistët në fushën e inxhinierisë dhe janë një kontribut i rëndësishëm për literaturën në këtë fushë.