ARKATANA

Certifikohen 62 mësimdhënës vitias

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Me qëllim të përmirësimit të cilësisë në arsim, 62 mësimdhënës nga komuna e Vitisë, e cila është komuna e vetme që realizon një program të tillë, kanë ndjekur programin e trajnimit për klasën përgatitore dhe arsimin fillorë në zbatimin e kurikulës së re, ndërsa sot janë certifikuar.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i ka përgëzuar mësimdhënësit për punën dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm duke theksuar se këto certifikata të trajnimit për kurikulën e re, janë një mjet shumë i rëndësishëm për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe për të mbështetur mësimdhënësit.

“Këto certifikata ofrojnë njohuri të reja dhe strategji të avancuara që ndihmojnë mësimdhënësit të krijojnë ngritje të cilësisë së arsimit dhe një mjedis mësimor më të mirë. Një trajnim i tillë do të ndikojë pozitivisht në performancën dhe suksesin e nxënësve”, u shpreh Haliti.

Fundamenti

Në anën tjetër trajneri i këtij programi, Haki Azemi, u shpreh se e ardhmja e këtij vendi është në duar të sigurta, pasi që mësimdhënësit janë një potencial që do të krijojnë mjek e inxhinierë, jo vetëm për vendin tonë por edhe më gjerë.

Ai, po ashtu tha se tani mësimdhënësit janë të gatshëm të zbatojnë njohuritë e fituara, me nxënësit e tyre.

Në fund, Haliti bashkë me drejtoreshën e DKA-së Arta Ajetin, kanë bërë shpërndarjen e certifikatave për mësimdhënësit si dhe iu kanë uruar festën e 7 marsit – Ditës së mësuesit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.