Fundamenti

Ben-Meir: Nëse Kosova dëshiron të përparojë, Kurti duhet të përmbushë kërkesat e BE-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Analisti politik, Alon Ben-Meir vlerësoi se nëse Kosova dëshiron të avancojë drejt BE-së, duhet të bëhet përparim në marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, duke theksuar se kryeministri i Kosovës duhet t’i përmbahet kërkesave të Brukselit për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Ben-Meir ka theksuar në rrjetin social “X” se vazhdimisht ka treguar hapat që duhet të ndërmarrë Kosova në drejtim të progresit drejt BE-së.

“Unë kam thënë shumë herë në të kaluarën se nëse Kosova dëshiron përfundimisht të anëtarësohet në BE, duhet të ketë përparim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sado gradual të jetë. Kryeministri Kurti duhet t’i përmbahet kërkesave të BE-së për këtë çështje të veçantë”, tha Ben-Meir.

UBT

Ai shtoi se nuk është çudi që bashkësia ndërkombëtare kërkon përparim drejt formimit të Asociacionit si kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Para disa javësh Kuvendi Parlamentar votoi me shumicë të madhe për anëtarësimin e Kosovës, kushti që Kosova të bëjë një hap konkret drejt krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe nuk duhet të jetë befasi”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.