Fundamenti

Udhëzimi që ndalon mbulesën në shkolla në shqyrtim nga MASHTI

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Që më shumë se 10 vjet në Kosovë është në fuqi një udhëzim administrativ që iu ndalon vajzave bartjen e uniformave fetare nëpër shkolla.

E rastet që raportohen pikërisht nga vajzat që ndalohen për disa javë të vijojnë mësimin për shkak të mbulesës nuk janë të rralla.

Andaj, grupe të caktuara kohë pas kohë kanë bërë kërkesa në drejtim të institucioneve që ky udhëzim të modifikohet.

Për këtë nga Ministria e Arsimit kanë themeluar një grup punues që të shqyrtojë këtë rregullore.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur deputetja e Vetëvendosjes, Labinotë Demi – Murtezi.

Mobi Casa

“Udhëzimi administrativ mbetet në fuqi, fatkeqësisht. Sipas informatave që kemi ministrja ka themeluar një grup punues që të shqyrtojë, për shkak të kërkesave për ndryshim. UA është kundërligjor, me faktin që të gjitha rastet e vajzave te larguara janë kthyer ne shkolla. Përjashto rastet e para kur nuk ka pas sensibilizim të mjaftueshëm. Ne UA thuhet se ne shkolla ndalohet uniforma fetare, ndërsa mbulesa nuk është uniforme fetare, për çka është deklaruar BIK. Në anën tjetër, shkollimi është i obligueshëm dhe cenimi i shkollimit ne çfarëdo forme bie ndesh me ligjin”, shprehet ajo.

E të kundërligjshëm këtë udhëzim po e sheh edhe avokati, Asdren Bytyqi.

“Çdo qeverie që vjen duhet ta ndryshojë këtë udhëzim administrativ, ngase është i kundërligjshëm, madje kjo po përdoret si një lloj mjeti politik i frikësimit të vajzave që ta përcaktojnë të drejtën e tyre të lirë, lidhur me besimin dhe bindjet fetare dhe manifestimin e besimit”, shprehet avokati Bytyqi.

Që nga viti 2014 ekziston një udhëzim administrativ i Ministrisë së Arsimit, që ndalon bartjen e shamisë në shkolla, i njëjti madje është kundërshtuar disa herë edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës.

Tëvë 1, ka dërguar pyetje edhe në Ministrin e Arsimit por nuk ka marrë përgjigje për këtë çështje.