ARKATANA

KiE miraton raportin për Serbinë – normalizimi me Kosovën, kusht kyç për BE

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar sot raportin “Funksionimi i institucioneve demokratike në Serbi”, ku theksohet se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është çështje vendimtare për progresin e Serbisë drejt Bashkimit Evropian.

Raporti, i përgatitur nga raportuesit Victoria Tiblom (Suedi) dhe Yunus Emre (Turqi), nënvizon se Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se normalizimi i plotë i marrëdhënieve mbetet një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e saj në BE.

“Normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh, mbetet një çështje serioze dhe është gjithashtu vendimtare për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian”, theksohet në raport.

Raporti përmend edhe ngjarjet e Banjskës së shtatorit 2023.

HW

Ai shpreh shqetësim se, pavarësisht dënimeve të dhëna nga gjykata në Prishtinë (dy dënime me burgim të përjetshëm dhe një me 30 vjet), autorë të tjerë kryesorë, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë ndjekur penalisht.

“Më 24 prill 2026, një gjykatë në Prishtinë shpalli aktgjykimin lidhur me ngjarjet në Banjskë në shtator të vitit 2023, gjatë të cilave policia u përlesh me një grup personash të armatosur serbë, duke lënë të vdekur katër persona. Gjykata dënoi dy etnikë serbë me burgim të përjetshëm dhe një të tretë me 30 vjet burgim. Megjithatë, kryesit e tjerë të veprës, përfshirë Milan Radoiçiqin, një politikan dhe biznesmen i pasur i afërt me SNS-në, nuk janë ndjekur ende penalisht”, thuhet në raport.

Miratimi i raportit ndodh gjatë sesionit të verës 2026 të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.