Hidromorava

Zhegrova e përgëzon ekipin për sezonin pozitiv dhe i falënderon tifozët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kampionati francez e mbylli perden për sezonin 2023/24 dhe tash është koha për t’i bërë llogaritë.

Edon Zhegrova e pati një sezon fantastik me Lillen, me të cilin e mbylli sezonin në katërshen e parë të Ligue 1.

Dhe, kjo ia mundëson këtij ekipi që të luajë në garat evropiane edhe në sezonin e ardhshëm, shkruan “Gazeta Express”.

E përfaqësuesi kosovar e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka përgëzuar shokët e skuadrës për sezonin e bërë dhe i ka falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë sezonit.

FITORJA

“Punë mjaft e mirë e krejt ekipit, krenar me secilin. Faleminderit tifozëve dhe gjithkujt që na ka mbështetur gjatë këtij sezoni”, shkroi Zhegrova në Instastory.

25 vjeçari e mbylli sezonin në Ligue 1 me 6 gola të shënuar dhe 6 asistime të bëra nga 33 ndeshje të zhvilluara.

Në total, “Messi i Kosovës” i ka shënuar 12 gola dhe i ka bërë 10 asistime në edicionin 2023/24.

Falë paraqitjeve mbresëlënëse të sezonit që përfundoi, Zhegrova mund të transferohet në një klub më të madh evropian gjatë verës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.