KKVITI

Jasharaj: Qeveria nuk dëshiron dialog, po bën çfarë po dëshiron

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Dialog mes sindikatës së arsimit dhe Qeverisë nuk ka.

Kryesindikalisti Rrahman Jasharaj thotë se që nga viti i kaluar nuk janë takuar me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.

“Më e keqja, më e madhja, jo vetëm për ne, por edhe për të tjerët, dhe ne e kemi thënë publikisht, se Qeveria Kurti nuk ka dialog, nuk dëshiron dialog me sindikatat. Që nga greva e shtatorit e deri në momentin që po flasim, edhe pse kemi bërë kërkesa, i vetmi takim me zonjën Nagavci ka qenë një takim pak më tepër solemn, me disa buzëqeshje goxha artificiale nga ne dhe ata. Por takime të ndërsjella, të punës me ministren e arsimit nuk kemi pasur, dhe kjo ndodh për shkak të ministres Nagavci, por edhe me ministra të tjerë nuk ka pasur takime”, thotë ai për Front Online.

Ai thotë se Qeveria Kurti po vepron “kokë më vete”.

Fundamenti

“Nuk ka takime, nuk ka dialog, qeveria po bënë ashtu siç po i teket, ne do të insistojmë me deputetët, dhe të pozitës, dhe të opozitës, që ta ngrisim vlerën e koeficientit, sepse po them edhe në arsim, edhe në sektorë të tjerë, shumica janë të pakënaqur”, deklaroi ai.

Përndryshe, më 2022, viti i ri shkollor i pati gjetur nxënësit në shtëpi, e mësimdhënësit në grevë, kjo për shkak të mosplotësimit të kërkesave të tyre.

Përveç mësimdhënësve, në grevë kanë qenë edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.