Fundamenti

Rashiti: Prokuroria në gjumë, po heshtë përballë dhjetëra rasteve të dyshuara për korrupsion dhe shkelje të ligjit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ka shumë raste nëpër institucionet komunale të Gjilanit që është dëshmuar për raste të korrupsionit dhe shkeljeve të rënda të ligjeve dhe procedurave të prokurimit, që janë të paraqitura edhe në raportet vjetore nga Zyra e Auditorit të Kosovës, mirëpo Prokuroria Themelore në Gjilan po heshtë dhe nuk po vepron ndaj zyrtarëve të lartë komunal, përfshirë edhe kryetarin e komunës i cili është zhytur thellë në lloj lloj skandali të qeverisjes komunale thotë Riad Rashiti i PDK-së.

Reagimi i plotë:

Kjo heshtje e drejtësisë dyshohet se po blehet nga kryetari i komunës, përmes favoreve të ndryshme që po i bëhet disa hetuesve dhe prokurorëve. Në villat ku po hanë e pinë bashkë kryetari komunës me zyrtarët e lartë të institucioneve të drejtësisë, po bëhen kompromiset për të heshtur korrupsionin, pazaret me tenderë, keqpërdorimet e subvencioneve dhe nepotizmin në punësime.

Për më shumë se dy vite prokuroria po heshtë me keqpërdorimet e mëdha me inventarin e munguar në QKMF-në e Gjilanit, ku janë paguar qindra karrige e tavolina nga buxheti komunal, mirëpo ato nuk ekzistojnë fare.

Te tregu i gjelbër po bëhet kërdi me pazare të qindra mijëra euro për blerje të pasijeve pa tenderë dhe pa procedura të prokurimit duke shkelur të gjitha ligjet e Republikës së Kosovës dhe duke e dëmtuar rëndë buxhetin komunal.

Uji Dea

Me shpenzimin e buxhetit komunal po shkelet në vazhdimësi ligji për financat publike, buxheti i planifikuar dhe destinuar për projekte të caktuara, shpenzohet në formë të pakontrolluar për qëllime tjera.

Suvbencionet e komunës po keqpërdoren nga familjarët e lartë të VV-së, ndërsa institucionet komunale janë bërë qerdhe e punësimeve të paligjshme dhe familjare. Zyra e personelit është bërë vegël e kryetarit të komunës, për interesa krejt personale e për punësime të familjareve të tyre, ka lejuar pothuajse 100 kontrata në vepër. E për këto shkelje ligjore në komunën e Prishtinës ka pas edhe arrestime, ndërsa në Gjilan prokuroria flenë rehat.

Ndërhyrjet e kryetarit të komunës në punën e inspektorëve po lejon lulëzimin e ndërtimeve pa leje, krejt me dhe për interesa familjare e shoqërore të përfshira edhe në elemente të korrupsionit.

Nëse prokuroria themelore në Gjilan vazhdon të heshtë para të gjitha këtyre veprave, ne si PDK do të veprojmë dhe do t`i trazojmë tash e tutje, sepse kjo gjendje është e papranueshme dhe e patolerueshme./rajonipress/