Fundamenti

Rashiti: 7 muaj dhe 100 dështimet e VV-së në Gjilan

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Jemi në korrik 2024, në vitin e tretë të qeverisjes së VV-së me komunën e Gjilanit, kjo verë do të jetë më e rënda për diasporën që së shpejti do të jenë në mesin tonë. Pushimet e tyre fatkeqësisht do t`i kalojnë në kaosin e krijuar nga së paku 100 dështimet e qeverisjes së VV-së e cila nuk funksionon për asgjë, nuk punon askush, kryetari i komunës ka humbur gjurmët e ekzistencës së tij në teren për ndonjë projekt të përfunduar, paraqitjet e tij të fundit kanë qenë kur ka prezantuar 7 javë 7 projekte, të vizatuara (jo të hartuara sipas kritereve ligjore) por ato tani janë plotësisht të shuara thuhet në reagimin e Riad Rashiti nga PDK e Gjilanit.

Reagimi i plotë:

Hidromorava

Pas atyre 7 vizatimeve të projekteve, fatkeqësisht ne si PDK po i numërojmë 700 dështimet e qeverisjes së VV-së në Gjilan,

  1. Projekti autostradës së Gjilanit
  2. Projekti i stadiumit të qytetit
  3. Projekti i varrezave të qytetit
  4. Projekti i objektit të administratës komunale
  5. Projekti i Zonës Ekonomike
  6. Projekti rrugës Adem Jashari
  7. Projekti i impiantit të ujërave të zeza
  8. Projekti i sheshit të qytetit
  9. Projekti rrugës Hamdi Kurteshi
  10. Plani Zhvillimor Komunal
  11. Projekti i fshatit të lumtur
  12. Projekti i sallës sporteve Zhegër
  13. Projekti i sallës sporteve Bashkim Selishta
  14. Projekti i urës te Badovci
  15. Projekti rrugës Gjilan-Bujanoc
  16. Projekti rrugës Gjilan-Kllokot
  17. Projekti rrugës Gjilan Bresalc
  18. Projekti rrugëve në brenda qytetit të Gjilanit
  19. Projekti i sallës sporteve Gjimnazin Shoqëror
  20. Projekti rrugës Malishevë-Vërbicë e Kmetocit
  21. Mos funksionimi i Kuvendit Komunal
  22. Mos funksionimi i Komiteteve Profesionale
  23. Mosfunksionimi i Këshillit të Ekspertëve
  24. Suficiti 28 milion euro nga buxheti i vitit 2023
  25. Mos bartja e buxhetit komunal prej 2.5 milion euro nga viti kaluar
  26. Projekti rrugës Dobërqan Pogragjë
  27. Projekti rrugës Miresh-Bukovik
  28. Projekti i rrugës për varrezat e reja të qytetit
  29. Projekti i finalizimit të lumit Mirusha
  30. Projekti menaxhimit të parkingjeve
  31. Projekti i organizimit të ekskursioneve
  32. Projekti i sinjalizimit të rrugëve
  33. Mos realizimi i planeve rregulluese
  34. Mos realizimi i hartave zonale
  35. Mos shfrytëzimi i buxhetit te urbanizmi për hapjen e traseve për rrugët e reja
  36. Planifikimi i dështuar i buxhetit 2024
  37. Humbja e grantit të performancës
  38. Raporti negativ i Auditorit Kombëtar të Kosovës
  39. Raporti negativ i performancës për komunën e Gjilanit
  40. Raporti negativ i transparencës për komunën e Gjilanit
  41. Raporti negativ për shpenzimin e buxhetit komunal
  42. Raporti negativ për shpenzimin e buxhetit për investime kapitale
  43. Raportin negativ për tenderët e komunës
  44. Shkeljet e vazhdueshme të ligjeve nga vendimet e kryetarit të Gjilanit
  45. Punësimet e paligjshme sipas vlerësimit në raportin e auditorit, kontratat në vepër
  46. Blerja pa tender e paisjeve në vlerë mbi 100 mijë euro
  47. Mungesa e materialit higjienik në shkollat e Gjilanit
  48. Keqpërdorimet e subvencioneve për bizneset, nga familjarët e zyrtarëve të lartë të VV-së
  49. Shpenzimet e pakontrolluara për dreka zyrtare
  50. Mungesa e materialit higjienik në institucionet shëndetësore
  51. Shpenzimet e pakontrolluara për hotele dhe meditje jashtë vendit
  52. Punësimet e paligjshme në Arsim
  53. Dallavere në konkurset e shëndetësisë
  54. Mos shpallja e konkurseve në administratën komunale
  55. Humbja e buxhetit për paga, si pasojë e mos respektimit të ligjit të financave
  56. Mos rritja e pagave për punëtorët e NPL Tregut, të mirëmbajtjes dhe sigurimit
  57. Mos rritja e pagave të zjarrfikësve dhe harmonizimi pagës mes punëtorëve
  58. Mungesa e mbikëqyrjes së ekzekutimit të projekteve
  59. Mungesa e pranimit teknik të projekteve të finalizuara
  60. Mungesa e regjistrimit të projekteve në listën e pasurisë së komunës së Gjilanit
  61. Mosfunksionimi i sistemit të E-Pasurisë
  62. Mos respektimi i procedurave të tenderit, sipas raportit të auditorit
  63. Vonesat në vlerësimin e ofertave të tenderët, sipas raportit të auditorit
  64. Kurdisja e tenderëve për kompanitë e preferuara dhe të lidhura me pushtetin e VV-së
  65. Mos pagesa me kohë e faturave ndaj operatorëve ekonomik
  66. Rritja e shpenzimeve të kamatave si pasojë e vonesave të pagesave
  67. Rritja e shpenzimeve për përmbaruesit privat
  68. Mos mirëmbajtja e varrezave të qytetit
  69. Mos mirëmbajtja e sheshit të lumit Mirusha
  70. Mos mirëmbajtja e gjelbërimit në qytetin e Gjilanit
  71. Mos mirëmbajtja e varrezave të dëshmorëve
  72. Mos mirëmbajtja e shtatorëve të heronjëve
  73. Mos përkrahja e shoqatës së Handikos
  74. Mos funksionimi i qëndrimit ditor për fëmijët
  75. Pagesa e projekteve në kundërshtim me ligjin e buxhetit, sipas raportit të auditorit
  76. Mos inspektimin e pronave, të tatimit në pronë, sipas ligjit
  77. Mos respektimi i procedurave të pagesave sipas ligjit të financave publike
  78. Keqklasifikimi i shpenzimeve, sipas raportit të auditorit
  79. Mos përdorimi i programit të E-pasurisë, sipas raportit të auditorit
  80. Mos menaxhimi i kontratave përmes E-prokurimit, sipas raportit të auditorit
  81. Jo transparenca në vendimet e kryetarit të Gjilanit, mospublikimi tyre sipas ligjit
  82. Gjobat e paguara nga komuna ndaj Agjensionit për Informacione dhe Privatësi
  83. Mos publikimi i raporteve në faqen zyrtare të komunës së Gjilanit
  84. Ndërtimet pa leje në qytetin e Gjilanit
  85. Mos rrënimi i objekteve pa leje
  86. Tejkalimi i lejeve ndërtimore
  87. Mos zbatimin e vendimeve për rrënimin e objekteve pa leje
  88. Mospublikimi i të punësuarve me kontratë në vepër
  89. Mos zbatimi i ligjit për emërimin e drejtorëve të shkollave
  90. Shkeljet ligjore për transferimin e stafit arsimor
  91. Shkeljet ligjore për caktimin e zëvendësimeve nga drejtoria e arsimit
  92. Mos pagesa e shpronësimeve sipas afateve ligjore, ndërsa buxheti shkon suficit
  93. Shkeljet e ligjit të financave publike, pagesa e projekteve të paplanifikuara në buxhet
  94. Mos ekzekutimi i projekteve sipas kontratave dhe planit dinamik
  95. Tejkalimi i projekteve dhe kontratave kornizë
  96. Dështimi i projektit të kampusit universitar
  97. Humbja e 280 mijë euro të projektit për shërbimet rezidenciale, nga buxheti i Kosovës për vitin 2023 përmes grantit specifik
  98. Projekti i Arkivit ndërkomunal, buxhet prej 1.3 milion euro (2023/2024)
  99. Mos pagesa e pagave për zyrtarët komunal që ishin të suspenduar për vite të tëra dhe ri-kthimi tyre në vendet e punës
  100. Mega dështimi në shpenzimin e buxhetit komunal edhe të vitit 2024, ku do të jenë mbi 20 milion euro suficit.
    Në gjysmën e parë të këtij viti, ne i kemi paraqitur 100 dështimet e qeverisjes së VV-së në Gjilan. Është e pabesueshme, por që janë edhe qindra projekte tjera dhe probleme të vogla që kjo qeverisje është e paaftë, e papunë, e padije dhe e pavullnetshme për ti shërbyer qytetarëve të cilët ia kanë dhënë besimin me udhëheq me komunën e Gjilanit.

DËSHTIMI KA EMËR E MBIEMËR VV !