UBT

Sekuestrime, bastisje dhe aktakuza për sulm e kanosje në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka realizuar një (1) urdhër kontroll në komunën e Kamenicës, nga e cila janë sekuestruar bimë narkotike të kultivuara, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Në njërin rast një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, ndërsa në rastin tjetër një (1) person është ndaluar për veprën penale “Kanosja”.

UBT

Bastisjet:
Me urdhër të prokurorit kujdestar në komunën e Kamenicës është realizuar një (1) urdhër kontroll, për shkak të dyshimit se një (1) person është përfshirë në veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, i cili është ndaluar për 48 orë.

Sekuestrimet:
Pas realizimit të urdhër kontrollit në komunën e Kamenicës, janë gjetur bimë narkotikë të kultivuara, të cilat janë sekuestruar.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.