RCCOLA

Deri 14 orë ndërprerje të energjisë, qytetarët nuk po mund të përballojnë këto reduktime

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Banorët e lagjes “Zabeli Sahit Agës” vazhdojnë të jetojnë pothuajse në vitet e pas luftës, duke mos pasur energji elektrike mbi 14 orë brenda ditës. Ndërsa përgjegjësit në këtë rast KEDS nuk e qajnë hallin për këto reduktime të ashpra.

Jon Shkodra banor i kësaj lagjeje thotë që reduktimet me 6-8 orë janë të zakonshme, e ndodh që deri ne 14 orë ka mungesë të energjisë.

“Kemi fëmijë të vegjël dhe nga mungesa e energjisë janë ftohur dhe është dashtë dërgimi në spitalin e pediatrisë për shërim”, tha ai.

Mobi Casa

Edhe, Blend Kqiku thekson se reduktime të tilla në këtë lagje nuk ka ndodhur më parë.
“KEDS janë kompani e papërgjegjshme, edhe përkundër që i thërrasim nuk intervenojnë” deklaroi ai.

Momentalisht kjo lagje ka disa orë pa rrymë dhe vazhdon të mbetet në terr./rajonipress/