Hidromorava

Qeveria e udhëhequr nga VV e fshehu konkursin për anëtarët e Bordit në Ndërmarrjen “Tregu”!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Konkursi për anëtarët e Bordit të Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Lokale “TREGU” SH.A., është tërësisht jo transparent duke mos u publikuar as në web faqen e Komunës së Gjilanit e as në ndonjë portal lokal a qendror thuhet në reagimin e LDK-së së Gjilanit.

Kjo është metodë e VV-së për të kontrabanduar në pozita te larta drejtuese militantë partiak e te pa kualifikuar, gjë që dëshmohet edhe me personat që janë përzgjedhur për këto pozita, emrat e të cilëve nuk po i përmendim sepse nuk kemi asgjë personale ndaj tyre.

Duke mos e respektuar Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe Shoqëri Tregtare dhe me mbylljen e procedurës së rekrutimit me këto shkelje e në formë jo ligjore, është dëshmi e madhe se Komisioni Komunal i Aksionareve duhet te shkarkohet sa më shpejt, në mënyrë që pasojat e këtyre veprimeve skandaloze të jenë sa më të vogla.

RCCOLA

Këto dhe shkeljet e vazhdueshme të ekzekutivit në Gjilan, duhet të jenë alarm për prokurorinë, të cilën e ftojmë t’i hetojë.

Ndërmarrja Tregu është një storie suksesi dhe si e tillë duhet te mbrohet.