FITORJA

Rashiti: 112 mijë euro humbje ditore nga buxheti për investime kapitale, dëmet janë kolosale për qytetarët e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Krejt kjo si pasojë e mospunës dhe keq qeverisjes së VV-së në komunë dhe qeveri.
Në emisionin debat plus, mbrëmë kryetari i Gjilanit e mohoi të vërtetën e dokumentuar në lidhje me 28 milion euro buxhet të pashfrytëzuar për projektet kapitale të vitit 2023. Kjo tregon karakterin e tij dhe profilin e një manipuluesi me shifra, duke tentuar ta fshehë dëmin që po ia bënë qytetarëve tanë ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Mobi Casa

Përllogaritja është shumë e thjeshtë, duke e përpjestuar shumën prej 28 milion euro të buxhetit të shkuar në suficit, me 250 ditë pune që janë brenda vitit kalendarik, del që për çdo ditë pune qytetarëve të Gjilanit i humbin nga 112 mijë euro buxhet të planifikuar për projekte kapitale, krejt kjo si pasojë e mospunës dhe dështimeve kolosale të qeverisjes së VV në komunë dhe nivel vendi.
Është mirë dikush nga VV të ja mësoj mbledhjen dhe tabelën e shumëzimit kryetarit të Gjilanit.
(14+6+1+1+2.3+3.4 = 27.7 milion euro)
Këto janë projektet e buxhetuara për vitin 2023, të pa realizuara dhe që shuma e buxhetit ka shkuar në suficit;
14 milionë euro të pa shpenzuara për autostradën e Gjilanit, prej 27 milionë që ishin të planifikuara në buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
6 milionë euro të buxhetuara, ndërsa zero të shpenzuara për projektin e ndërtimit të impiantit të ujrave të zeza.
1 milion euro të buxhetuara, ndërsa zero euro të shpenzuara për ndërtimin e rrugës Hamdi Kurteshi.
1 milion euro të buxhetuara, ndërsa zero euro të shpenzuara për stadiumin e qytetit.
2.3 milionë euro projekte tjera të buxhetuara nga ministritë e qeverisë, si; arkivi ndërkomunal, kampusi universitar, palestra sportive Zhegër dhe disa projekte tjera.
3.4 milionë euro projekte tjera të planifikuara me buxhetin komunal, të cilat nuk kanë nisur fare ose janë realizuar pjesërisht.
Mbledhja, zbritja, shumëzimi dhe pjesëtimi janë katër operacionet më të rëndësishme në matematikë. Duhet ti përvetësosh këto operacione ose mos manipulo me shifra kryetar, se për besë marre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.