UBT

Mihovci: 9 milionë euro investime në infrastrukturën rrugore të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Investimet në infrastrukturën rrugore të Komunës së Gjilanit, po përmirësohen dita ditës. Për ndërtimin, asfaltimin, zgjerimin e mirëmbajtjen e rrugëve, ujësjellësit, kanalizimit, trotuareve, ndriçimit publik dhe shtimin e sipërfaqeve gjelbëruese dhe terreneve sportive në vitin paraprak ishin mbi 9 milionë euro ka thënë Mentor Mihovci.

Mentor Mihovci, drejtor për Shërbime Publike, Infrastrukturë e Banim në Komunën e Gjilanit, tha se janë duke bërë investime milionëshe në infrastrukturën rrugore. Sipas tij këto investime po bëhen prej fshatrave e drejt qendrës së qytetit, duke kthyer perspektivën edhe në pjesët rurale etj.

“9 milionë e 21 mijë e 495.29 euro është vlera investimeve. Kjo po bëhet me qëllim për të krijuar jetë më e mirë për qytetarët”, tha Mihovci.

Më tej ai shton se gjatë vitit të kaluar janë realizuar dhjetëra projekte. E po ashtu edhe sivjet kanë nis të realizohen, me qëllim të ngritjes së ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

FIDANISHTJA

Krahas infrastrukturës rrugore, janë realizuar projekte edhe në infrastrukturën tjetër bazike në ujësjellës, ndriçim, gjelbërim, kanalizime e punë tjera.

Sipas drejtorit, për këto projekte me bashkë financim për vitin 2023 janë investuar 5 milionë e 581 mijë e 856.93 euro. Projekte nga shpenzimet kapitale, janë investuar 2 milionë e 836 mijë e 132. 19 euro.

Për mirëmbajtjen verore të rrugëve, janë investuar 306 mijë e 105. 05 euro. Në mirëmbajtjen e ndriçimit në qytet e fshatra, janë investuar 297 mijë e 401. 12 euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.