Eko Higjiena

Mërgimtarët po vijnë, zemërimi po rritet, kërkojnë përgjegjësi kur i shohin rrugët në gjendje katastrofale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kanë ndryshuar tashmë raportet e mërgimtarëve në relacion me Albin Kurtin dhe vet LVV. Mërgimtarët që deri dje ishin më të zëshmit duke e mbrojtur Qeverinë Kurti, tani po e shajnë dhe e fyejnë qeverisjen lokale dhe qendrore. E shkak janë bërë rrugët e papërfunduara dhe të nisura tash e tri vite, e të lëna në gjysmë.

Rruga e daljes për Bujanoc dhe ajo e Prishtinës vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme dhe ende të papërfunduara.

Pos qytetarëve vendës që nuk kanë zgjidhje tjetër kah të shkojnë, mërgimtarët po i pret një befasi e hidhur sepse dy hyrje daljet kryesore duke e llogaritur këtu edhe daljen për Ferizaj janë në gjendje të mjerueshme.

Tash është koha e mërgimtarëve të cilët janë befasuar për të keq nga neglizhenca dhe papërgjegjësia totale e Qeverisë dhe Komunës së Gjilanit.

Selmani një mërgimtar nga Zvicra thotë se është shumë i dëshpëruar kur e ka parë rrugën për Bujanoc në atë gjendje.

UBT

”Vërtet keq që kemi besue në këtë qeverisje sepse kjo rrugë është nisur kah tre vite dhe tani sërish ishte e ndërtuar keq dhe me shumë vërejtje. Si është e mundur që shtrohet njëri drejtim dhe kudo gropa të thella të kanalizimeve e ujarëve atmosferik. Kujdes mërgimtarët e mi sepse mund të dëmtoni veturën sa qel mbyll sytë” është shprehur ky mërgimtar.

Ismeti një mërgimtar tjetër gjithashtu nga Zvicra thotë se ka qenë në Ferizaj tek disa familjar dhe ishte tmerruese gjendja e rrugës.

“Nuk e di a ka pushtet apo qeverisje e që nuk kujdeset për buxhetin e vet dhe qytetarët e saj. Rruga ishte keq dhe me shumë pluhur dhe këto lëshime i faturohen Qeverisë Kurti e cila gjithmonë është lavdëruar se do të bëjë të pamundurën për të rregulluar infrastrukturën. Edhe unë e kam votuar Albin Kurtin, por jam shumë i zhgënjyer tek ky politikan demagog” shprehet Ismeti.

Murtezai mërgimtar nga Austria thotë se rruga e Prishtinës saherë që vije e gjen në të njëjtën situatë.”Nëse ka ligje duhet të dënohet kompania ose njerëzit e Qeverisë që e stopojnë këtë projekt kapital për vendin tonë” shprehet ai./rajonipress/