RCCOLA

Nuk harrohet humanisti Bejtullah Kqiku, në Velegllavë të Kamenicës një rrugë mbanë emrin e tij

/ 18 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bejtullah Kqiku ndihmoi të gjithë ata që e kërkuan ndihmën e tij. Nuk u ndalë së ndihmuari as në minutat e fundit të jetës së tij. Skamnorët, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, shoqëritë e ndryshme kulturore, ushtarët e UÇK-së, pjesëtarët e TMK-së, pas luftës kanë qenë vetëm njëri fokus i Bejtës. Ka ndihmuar me qindra herë këto kategori, madje ka qenë iniciator i parë që invalidëve të luftës tu ndërtohen shtëpi. Bejta mbetet i madh edhe pas vdekjes. Ka ndihmuar të gjitha partitë politike para dhe pas luftës. Ka qenë përkrahës i madh i arsimit shqip. Bejtullah Kqiku – Bejta, ndërroi jetë në moshën 63 vjeçare, pas një sëmundje të papërballueshme më 11 gusht 2006. Në të gjitha projektet kombëtare ishte i kyçur Bejta. Askush më mirë dhe më shumë nuk ka qenë i lidhur për Kosovën dhe tokën e saj shpirtërisht, sesa Bejtullah Kqiku-Bejta. Në Veligllavë në vendlindjen e tij një rrugë mbanë emrin e tij.

Në vendlindjen e tij në Veligallvë një rrugë mbanë emrin e Bejtullah Kqikut, i njohur në Gjilan, Anamoravë e Kosovës për virtytet e tija humane e kombëtare.

Normalisht që kjo është më e pakta që ka mundur të bëjë një komunë apo një shoqëri sepse Bejta meriton dhe ka merituar shumë më shumë. Kujdesi institucion e shtetëror është dashur të tregohet shumë më herët ndaj veprimtarit e aktivistit Bejtullah Kqiku./rajonipress/

Në vazhdim për të kuptuar se kush është Bejtullah Kqiku po japim disa shkrime që janë botuar kohë pas kohe në Rajonipress.

Atë ditë, kur vdiq Bejtullah Kqiku, në vitin 2006, njeriu më bamirës në Kosovë, i madh e i vogël në Gjilan e rrethinë, kanë ndie dhembje. Dhembja ishte e madhe dhe e rëndë. Pse jo? Bejtullah Kqiku ka qenë një bamirës i madh në jetë. Dhe, mu për këtë, njerëzit kanë ndjerë dhembja për te. Ai (Bejtullahu), ua rifilloi jetën shumë familjeve skamnore. U doli në ndihmë më dru, miell e “sende” tjera. Ndihmat e tij janë të shumta e të mëdha. Nuk ka lënë familje dëshmorësh, skamnorësh, familje të martirëve e të tjerë, që ky njeri human që nuk u doli në ndihmë. Ishte njeri zemërmirë dhe shumë human. E ndihmoi Kosovën dhe popullin e saj.

Bejtullah Kqiku nuk jeton më. Ai tash “jeton” i qetë, por vepra e tij humane nuk harrohet për jetë. Dhe, thonë, njerëzit e mëdhenj, bëjnë vepra të mëdha. Edhe Bejtullah Kqiku, 63-vjeçar, nga Gjilani, ndonëse na mungon, vepra e tij jeton dhe është e “gjallë”. Ai nuk punoi vetëm për vete, por edhe për të tjerët. E pati zemrën e madhe. Ai ishte një njeri që e deshi punën dhe njerëzit.

I madh e i vogël nga Dardana e Gjilani, por edhe nga meset tjera të Kosovës dhe jashtë trollit kosovar, e njohin Bejtullah Kqikun si humanisti i madh në jetë. Ai, me punë të palodhur ia “krijoi”vetës imazhin e njeriut human. Ku e kërkoi puna e nevoja, Bejtullah Kqiku ndihmoi pa kursyer nga xhepi i tij.

Vajza e tij Xhevahirja, ish nxënëse e gjimnazit, ato ditë për babain e saj, shtoi këto fjalë:
“Nuk mund ta mendoj dhembjen ndaj prindërit. Ai nuk ka qenë prind vetëm imi, por ka qenë “prind” edhe i shumë të tjerëve. Saherë njerëzit kanë ardhur këtu në zyrë të tij të kërkon ndihmë, ai nuk i ka lëshuar pa i ndihmuar. Unë me sy të mi kam parë se si i nxjerrte paratë nga xhepi dhe u ndihmonte njerëzve. S’e dij çfarë njeriu ishte. Kurrë nuk ka kursyer për askënd. Unë, nga dita e pare, kur ai ka pasur dhembje trupi, nuk jam larguar dot nga ai. Atë e kam pasur jo vetëm prindër, por edhe një “shok” jete e pune. Ja, kur sot ia përmendi emrin, më shkojnë lotët zvarr… E dërguam edhe në Turqi për ta mjekuar, por ja sëmundja e rëndë dhe nuk pati shërim:, shtoi me lot në sy vajza e tij Xhevahirja, e cila, sa herë e zinte fjalën e të atit, Bejtullahut, ajo qante dhe lotët nuk mundte t’i ndalte. Shih për këtë, ai ka ndihmuar me qindra e mijëra familjarë skamnorë, familje luftëtarësh, dëshmorësh, ka ndërtuar rrugë, shkolla, ambulanca, por ka dhënë shumë edhe për botimin e librit shqip, ku e mori epitetin “Miku i madh i librit”.

Bejtullah Kqiku u lind më 1943 në Velegllavë të Dardanës. Si vogël, ai u interesua të punojë dhe të fitojë për ta mbajtur gjallë familjen. Kur Bejta e nisi punën, ishte kohë e vështirë dhe e rëndë jete.

Në Luftën e Parë Botërore, barbarët serbë ia kanë djegur shtëpinë. Po edhe në Luftën e Dytë, atij ia djegin edhe shtëinë tjetër. Jeta nuk u ndalë… I ati i tij, Ademi, nuk e la Bejtën pa shkollë. Ai e regjistroi Bejtullahun në shkollën fillore, më 1955/56. Mësues të parë, Bejta e pati Hysen Ibishin nga Strezvci i Babushit. Kur i vdiq i ati, Ademi, më 1959, iu dhimbs shumë dhe e ndjeu vetën keq. Ishte fëmija më i madh në familje. Iu desh që në familje ta merr timonin e jetës. Ai, pa u hamendur shumë, e mori rrugën e kurbetit për në Banat (Vojvodinë). Më vonë atë e shohim duke shitur dru nëpër qytete të ndryshme. Dhe jo vetëm kaq.

Bejta, në vitin 1964 shpërngulet nga Velegllava e vije në Gjilan. Në fillim ai nuk pati shtëpi dhe iu desh të strehohet te daja i tij në banesë. Më 1966/67 Bejta e fillon punën si taksist në Gjilan. Bleu një makinë “Moskviç”, me të cilën punoi e fitoi “pak”.

Ai kurrë nuk e harroi vendlindjen, Velegllavën, të cilën, si thonë të familjes së tij, gjumin e bëri në Gjilan, ndërsa ëndrrat i shihte atje në vendlinje, Velegllavë. Punoi e nuk u ndalë në jetë.

Ai fitoi përvojë të madhe në vozitje. E la makinën dhe në vitin 1966/86 ate e shohim si vozitës në Ndërmarrjen Transportuese “Kosovatrans” në Gjilan. Këtu punoi afro 20 vjet rresht. Ai mbajti vija të shumta e të largëta me autobus. Punoi 14 vjet pa u ndarë nga timoni i makinës. Por, ai udhëtoi edhe më larg, si: në Turqi, Itali, Siri, Spanjë, Rumani etj.

Dhe më 1 janar të vitit 1990, i hapi ndërmarrjen e vet private të pagëzuar “Bejta-Comerce”. Bleu 4 autobusë dhe vazhdoi jetën çdo ditë për Ferizaj, Prishtinë, Kamenicë, Bullgari, Sofje e Qysendil. Dhe 15 korrik të vitit 2000, ky njeri i “vogël” e hapi Kompaninë e Gyrthyesit në Llabjan me emrin “Bejta Komerce”. Kjo është kompania e parë private në Kosovë. Me këtë kompani, Bejtullah Kqiku bëhet personalitet i njohur në Kosovë. Ai me Kompaninë e tij po e ndihmon Kosovën në shumë fusha të jetës.

Në vitin 1995, Kompania “Bejta comerc” e Gjilanit i ka kushtuar tërësisht veprimtarisë prodhuese në lëmin e drurit, ku ka rrumbullakësuar procesin teknologjik nga furnizimi me lëndë të parë (100% vendore) e deri te prodhimet gjysmëfinale dhe finale. Prodhimet gjysmëfinale të kësaj Kompanie, që janë të një cilësie të lartë, arrijnë të depërtojnë edhe në tregun e jashtëm, si: në Itali, Greqi, Egjipt etj. Ndërsa, në Kosovë, prodhimi i tij nuk ka vend që nuk plasohet, i cili ka bërë emër dhe dita-ditës po e pushton çdo skaj të vendit tonë. Jo vetëm kaq.

Kjo Kompani ka ndihmuar me libra bibliotekat tona, rregullimin e varrezave të dëshmorëve, ngritjen e lapidarëve, pllakave përkujtimore, familje të dëshmorëve, qendra memorialësh, botimin e librave të autorëve privatë, ndërtimin e xhamive, klubet sportive, teatrot, hotele, radio stacione lokale, partitë politike, ansamble e shumë e shumë të tjera.

Dhe, me rastin e vdekjes së Dr. Ibrahim Rugovës, më 21 janar 2006, Bejtullah Kqiku, autorit të këtyre radhëve i pati shtuar këto fjalë: “Nuk është dashur të vdesë Presidenti ynë historik, dr. Ibrahim Rugova. Ai ka qenë një njeri i Shenjtë. Ka qenë intelektual me plot kuptimin e fjalës. S’di, unë e kam çmuar shumë. Ai dhe vetëm Ai e ndryshoi historinë e popullit shqiptar. Në historinë e popullit shqiptar, Ai mbeti njeriu historik e i pavdekshëm.

Dhe, ia pata për borxh t’ia rregulloj kompleksin memorial. Atë ia bëra ashtu si është. Të gjitha punët i kreva, se e kam dashur dhe s’mund ta harroj për jetë të jetës. E deshi bota, e nderuan burrat më të mëdhenj të botës dhe, Ai na solli gjer këtu, kur Kosova, edhe para aktit të kryer, të pavarësisë, ajo u njoh nga të gjithë. Rugova ka qenë njeriu më i merituar në jetë. Ai u shkri si qiriu i Naimit të madh për Kosovën që ajo të pavarësohet e të bëhet shtet. Dhe, mu atëherë kur ajo (Kosova) ta fitojë pavarësinë, që edhe së shpejti kjo do të bëhet realitet, atëherë dr Rugova do të jetë nënshkruesi i saj. Pra, njerëzit e tillë janë të rrallë që i lind natyra, por janë edhe të shenjtë dhe shkojnë në Shenjtëri. I qoftë lehtë dheu i Kosovës!/tefik selimi./rajonipress/

Përkujtohet në 10 vjetorin e vdekjes humanisti më i madh i Anamoravës, Bejtullah Kqiku
RAJONIPRESS 14:32, 11 Gusht, 2016

Gjilan – Në të gjitha projektet kombëtare ishte i kyçur Bejta. Askush më mirë dhe më shumë nuk ka qenë i lidhur për Kosovën dhe tokën e saj shpirtërisht, sesa Bejtullah Kqiku-Bejta. Të gjithëve u ndihmoi, andaj edhe të gjithëve u mungon. Nuk ka projekt kombëtar që nuk ka qenë i kyçur Bejta ka thënë Ahmet Isufi. Bejta do të jetë në kujtesën e të gjithë atyre që në një mënyrë apo tjetër kishin mundësi ta takonin, por do të jetë edhe frymëzim për gjeneratat e reja se si duhet punuar e luftuar për atdhe ka thënë Avdyl Hasani. Me të drejtë Don Shan Zefi e ka krahasuar Bejtën me Nënën Terezë. “Bejta ndihmoi të gjithë ata që e kërkuan ndihmën e tij. Nuk u ndalë së ndihmuari as në minutat e fundit të jetës së tij. Skamnorët, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, shoqëritë e ndryshme kulturore, ushtarët e UÇK-së, pjesëtarët e TMK-së, pas luftës kanë qenë vetëm njëri fokus i Bejtës. Ka ndihmuar me qindra herë këto kategori, madje ka qenë iniciator i parë që invalidëve të luftës tu ndërtohen shtëpi. Bejta mbetet i madh edhe pas vdekjes. Ka ndihmuar të gjitha partitë politike para dhe pas luftës. Ka qenë përkrahës i madh i arsimit shqip” ka thënë Don Shan Zefi.

Në 10 vjetorin e vdekjes të njërit prej humanistëve më të mëdhenj në Anamoravë, Bejtullah Kqiku-Bejta është thënë se nuk ka pasur projekt kombëtar që nuk ka qenë i kyçur Bejta.

Shumë njerëz, krijues, politikan, mjek, humanist, familje që i ka ndihmuar Bejta edhe pas 10 vitesh e përkujtojnë me dinjitet veprën dhe sakrificën e madhe që ka bërë Bejta për Kosovën dhe Anamoravën.

Ndonëse nuk është përkujtuar në mënyrë solemne Bejtullah Kqiku me veprat e tij prej humanisti ka lënë gjurmë të pashlyera në cdo gjilanas dhe secili e përkujton në formën më pozitive kontributin etij.

Ahmet Isufi ish komandant i zonës operative të Karadakut ka thënë më herët se kontributi i Bejtës ka qenë shumëdimensional, duke filluar nga paralufta, pastaj gjatë luftës së UÇK-së kurse pas luftës ndihmoi dhe përkrahu ekonominë kosovare. “Gati nuk ka projekt kombëtar që nuk ka qenë i kyçur Bejta dhe kjo e identifikon atë me idenë e lirisë e të humanitetit dhe të zhvillimit kombëtar” ka shtuar Isufi.

Hidromorava

Kurse Avdyl Hasani i cili edhe e ka përkujtuar në 10 vjetorin e vdekjes me një shkrim më të gjerë për veprimtarinë e Bejtullah Kqikut ka thënë se Bejta gjatë luftës së UÇK-së ndihmoi me të gjithë kapacitetin e tij duke e vënë në rrezik edhe tërë familjen. “UÇK-në e ndihmoi me shtretër dhe veshmbathje dhe duke parë këtë aktivitet të tij UDB-ja e ndoqi në çdo hap. Gjatë kohës së luftës forcat serbe qëllimisht ia granatuan shtëpinë, por Bejta nuk u dorëzua”.

Me të drejtë Don Shan Zefi e ka krahasuar Bejtën me Nënën Terezë. “Bejta ndihmoi të gjithë ata që e kërkuan ndihmën e tij. Nuk u ndalë së ndihmuari as në minutat e fundit të jetës së tij. Skamnorët, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve, shoqëritë e ndryshme kulturore, ushtarët e UÇK-së, pjesëtarët e TMK-së, pas luftës kanë qenë vetëm njëri fokus i Bejtës. Ka ndihmuar me qindra herë këto kategori, madje ka qenë iniciator i parë që invalidëve të luftës tu ndërtohen shtëpi. Bejta mbetet i madh edhe pas vdekjes. Ka ndihmuar të gjitha partitë politike para dhe pas luftës. Ka qenë përkrahës i madh i arsimit shqip” ka thënë Don Shan Zefi. Bejtullah Kqiku- Bejta, ndërroi jetë në moshën 63 vjeçare, pas një sëmundje të papërballueshme më 11 gusht 2006./rajonipress/

Shkrimi i plotë i Avdyl Hasanit në përvjetorin e dhjetë të vdekjes së kolosit të madh të Anamoravës Bejtulla Kçikut

Sot më, 11 Gusht 2016, bëhen dhjet vjet, kur ndërroi jetë njëri nga humanistët më të mëdhenj jo vetëm të regjionit të Gjilanit, por edhe ma gjerë, Bejtullah Kçiku.

U lind më 10 Shkurt 1943 në fshatin Velegllavë të Dardanës, nga babai Ademi dhe nëna Fahrije. Katër klasët e para i kreu në periudhën 1951/55 në vendlindje.

Në vitin 1959 i vdes babai dhe tërë barra e familjes i bie mbi supe në moshën 16 vjeçare. Më 1960 shkon për të punuar në Vojvodinë, dhe po atë vit kthehet dhe fillon të merret me shitjen e druve për djegie.

Në vitin 1964 shpërngulet në Gjilan, fillimisht duke qëndruar me banim tek dajët e tij derisa e ndërton shtëpinë.

Në vitet 1966/67 punon si taksist në Gjilan me makinën e tij të tipit Moskëich.

Në vitin 1967 fillon punën në Ndërmarrjen transportuese “Kosovatrans“ si shofer autobusi dhe për 14 vjet me radhë deri më 1986 mban vijën Gjilan – Beograd punë e cila, gjithashtu i mundësonte që të jetë shofer edhe në vijat ndërkombëtare si në Turqi, Itali, Siri, Spanjë, Rumani etj. të cilat organizoheshin qoftë për nxënës, studentë apo punëtorë.

Në vitin 1990, Bejta hap ndërmarrjen private, që kishte 4 autobusë pronë të tij dhe 2 në shfrytëzim- me qira.

Në vitin 1992 Bejta hap deponë e materialit ndërtimor në Përlepnicë, skaj rrugës Gjilan – Bujanoc, ku punëson 12 punëtorë. Në truallin e blerë skaj rrugës Gjilan–Ferizaj në vitin 1994 planifikoi të ndërtonte një punëtori të përpunimit të drurit dhe deponinë e materialit ndërtimor por hasi në pengesa nga pushteti i atëhershëm duke prolonguar për një vit, e në të cilën punoi për katër vjet me radhë 1995/99, ku kishte të punësuar 33 punëtorë.

Gjatë kësaj periudhe ndërmarrja “Bejta Commerce” që e udhëhiqte Bejta kishte ngritjet dhe rëniet e veta por, Bejta kurrë nuk u dorëzua para sfidave të kohës, sepse ushqehej me një optimizëm që vetëm njerëzit e sinqertë e me zemër të madhe mund ta kenë.

Bejta ishte edhe organizator i takimeve të vendlindjes ku më 1992 për nder të Luftës së Velegllavës morën pjesë mbi dy mijë vetë.

Duke e parë jetën e padurueshme nën pushtetin okupator serb si shumë bijë e bija të kësaj toke edhe Bejta u kyç në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Më 11 Shkurt 1998 kontaktoi udhëheqësit e UÇK-së në Gjilan, siç pohonte Bejta kërkohej kontributi im dhe e bëra thotë vetëm një pyetje : Ju lutem më thoni është vetëm një UÇK apo dy e tri siç po flitet në qarqet e ndryshme? Përgjigjen e mori se është vetëm një UÇK e vetme dhe s`ka tjetër, atëherë Bejta ishte përgjigjur, jam në shërbim të saj jo vetëm unë po e tërë familja.

Më 22 Qershor 1998 pas kontaktit që kishte me Sadikun, Abdullahun, Sherifin dhe një tjetër nga Shtimja që e quanin Miftar Kurti e që tani thotë Bejta e dijë kush është dhe buzëqesh, si duket i kishte përcjellë UDB-ja dhe pasoi bastisja, rrahje e maltretime, por Bejta nuk u gjunjëzua kurrë. Për t`i treguar shokët u kërcënua edhe me vrasje të djemve por kjo nuk e ligështoi, ia shtoi edhe më shumë vullnetin për të punuar.

Më 28 Mars 1999 në mesnatë serbët granatojnë shtëpinë dhe objektet përcjellëse, ku gjendej edhe Bejta me djalin Basriun dhe fqiun, tani të ndjerin Mehmet Shkodra.

Bejta punoi shtretërit për bashkëluftëtarët e tij të ZOK, siguroi ushqime e veshmbathje, makina dhe pjesë rezervë për makinat e UÇK-së.

Pas mbarimit të luftës Bejta përvesh mangët prapë duke filluar nga zeroja bile as nga zeroja jo por me minus, por me një angazhim të madh dhe kryesisht me mjete vetanake, ndërton “Gurthyesin”, në afërsi të Gjilanit (fshati Parallovë) i cili kishte edhe repartin e ngjitësit të keramikes dhe prodhimin e mallterit (llaqit) të gatshëm.

Në vitin 2002, veprimtarinë e vet e zgjeron edhe me ndërtimin e “Linjes për prodhimin e ujit natyral dhe të gazuar “Ola”. Më 2005 ndërton gurthyesin modern të andeziteve si material për shtresën e sipërme të asfaltit në Kishnicë.

Fal sukseseve dhe rezultateve të mira të arritura të kësaj Companije, si dhe menaxhimit të kujdesshëm të pronarit Bejtullah Kçikut në këtë aspekt në asnjë moment nuk ka munguar kujdesi ndaj nevojtarëve të ndryshëm, duke përfshirë familjet skamnore, familjet e dëshmorëve, TMK-në, minatorët e Artanës, institucionet shkollore, kulturën, rininë, sportin dhe shume institucione tjera.

Bejta do të jetë në kujtesën e të gjithë atyre që në një mënyrë apo tjetër kishin mundësi ta takonin, por do të jetë edhe frymëzim për gjeneratat e reja se si duhet punuar e luftuar për atdhe. Këtë më së miri e vërteton investimi i djemëve të tij Ademit e Basriut të cilët edhe pas vdekjes së babait tregojnë se bijtë e kujt janë, me ndërtimin e Bazës së re të Asfaltit mu aty ku e kishte menduar Bejta ma herët.

Në vitin 2010 kompania “Bejta Commerce” e blen nga Shteti – AKP, ish Gurthyesin më të madh në Kosovë të Gllamës në Gjilan, ish pronë e NSH “Morava e Binçës”, dhe në vitin 2015 heq Gurthyesit në Kishnicë dhe Parallovë dhe fokusohet vetëm në Gllamë.

Jam thellë i bindur, që po të ishte gjallë e tërë kjo do të ishte një satisfakcion për të madhin Bejtulla Kqiku . Duke respektuar të gjallët nuk i harrojmë ata që ndihmuan, luftuan, sakrifikuan, e nuk janë në mesin tonë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, u preftë në paqe, i përjetshëm kujtimi për Bejtulla Kqikun ka shkruar Abdyl Hasani./rajonipress/