Komuna e Gjilanit debaton me të rinjtë për planin për të drejtat e fëmijëve
Gjilan – Sot në dëgjim publik diskutuam për Planin e Punës për të Drejtat e Fëmijëve, 2024-2026. Në emër të kryetarit të komunës z., i përshëndeta fëmijët dhe asamblesë së fëmijëve në Gjilan, për prezencën e tyre në këtë dëgjim publik dhe i njoftova fëmijët së ky plan është hartuar me pjesëmarrjen e gjerë të anëtarëve të Ekipit për Drejtat e Fëmijëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë ka shkruar Ardian Foniqi.
Postimi i plotë i Ardian Foniqit:
Ekipi i hartimit të planit të punës ka vendosur që të përcaktohen dhe harmonizohen objektivat bazuar në nevojat, përgjegjësitë dhe kompetencat në nivel lokal.
Si përfundim qëllimet dhe objektivat do të ndahen sipas fushave të shëndetësisë, mirëqenies sociale, edukimit të hershëm në fushën e arsimit, edukimit jo formal dhe mbrojtjes së mjedisit si dhe fuqizimit të mekanizmit komunal për të drejtat e fëmijës.
Zbatimi i planit dhe i objektivave do të jetë nën përgjegjësinë e secilës drejtori bazuar në strategjitë dhe planet e tyre të veprimit dhe brenda kornizave të kompetencave lokale.
Angazhohemi që kjo përpjekje e përbashkët për të drejtat e fëmijëve të jetë i qëndrueshme dhe i vazhdueshme, sepse vetëm nëpërmjet përkujdesjes dhe mbështetjes së përbashkët mund të krijojmë një të ardhme të ndritur dhe të mbarë për brezat e ardhshëm të qytetit tonë.