GRANDEMALL

Arifi: Jepen 18 leje ndërtimore në Gjilan, tejkalohen të hyrat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Trendi i rritjes së vëllimit të punës e po ashtu edhe të të hyrave, ka vazhduar edhe në tre muajt e parë të këtij vitit në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjilanit. Në raport me periudhën e njëjtë raportuese të vitit 2023 është realizuar rritje në kuotën 126%. Ali Arifi, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se janë munduar të jenë sa më transparent. Të gjitha kërkesat që i paraqesin palët e të cilët i plotësojnë kushtet trajtohen sipas afatit ligjor.

Ai tregon se nga 1 janari deri me 31 mars të këtij viti, kanë pranuar për shqyrtim 194 kërkesa. Derisa kanë punuar 319 akte, shprehur në përqindje 164 %.

“Kemi pranuar 22 kërkesa për leje ndërtimore, derisa janë lëshuar 18 leje”, tha drejtori.

Ali Arifi, theksoi se edhe këtë vit vazhdojnë me trend të rritjes permanente të të hyrave, ku në raport me periudhën e njëjtë raportuese të vitit 2023 kanë realizuar rritje në kuotën 126%.

Mobi Casa

“Kemi realizuar të hyra në vlerë 300 mijë e 327 euro, apo 62 mijë e 595 euro më shumë se të njëjtën periudhë të vitit 2023 që ishin 237 mijë e 732 euro”, tha Arifi.

Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tha se në raport me Planin e Punës për 1 janar deri 31 mars (TM-1) të vitit 2024 kanë realizuar të hyra në kuotën 172%, derisa ishin të planifikuara 174 mijë e 730. Që është për 125 mijë e 597 euro më shumë sesa janë planifikuar.

Planifikimi i të hyrave për këtë vit është 860 mijë euro, derisa për 3 muajt e parë të vitit janë inkasuar 35 për qind./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.