ARKATANA

25 vjet nga Beteja e Zhegocit, rrëfimi për gjyshen Nole dhe nipin e saj dëshmor: Luftëtarët nuk kthehen në shtëpi

/ 7 minuta lexim
FITORJA

Nga Sabri Beqiri – Një grusht dhe mbështjellë në shtatë nyje të shamisë e ruante si kujtim e betim për nipin dëshmor. Ajo një detyrë që i kishte dhënë vetes: Të gatuaj bukë deri në grushtin e fundit të miellit…

Gjyshe Nolja nuk kish pranuar as dëgjuar urdhrat e xhelatëve për të braktisur shtëpinë. Betimin se kishte thyer.

Armët mungonin ndërsa popullata e pambrojtur strehë e shtëpi i kishte malet. Gjyshe Nolja qe betuar : kurrë shtëpinë se braktisi. Një grusht dhe mbështjellë në shtatë palë nyje të shamisë e ruante në kujtim të nipit dëshmor. Ajo i kishte dhënë vetës një detyrë si shenjtëri e besimtari: të gatuaj bukë deri edhe grushtin e fundit të miellit. …

Një ditë në fund të majit 1999 ia behin në derën e shtëpisë, për të tretën herë paramilitarë e policë serbë. Gjyshe Nolja nuk kishte pranuar urdhrat e kërcënimet e tyre për të braktisur shtëpinë.

Gjyshe Nolja (Naile Jahiri) e lindur me 1912, me nina-nanat që s’kishin të sosur në netët e dimrit të ftohtë, paharruar asnjëherë që ninullat kishin qenë vetëm një fletë e këngëve dhe përrallave të moçme por ruante edhe ajo shumë histori e legjenda të jetuara e të dëgjuara që priste kohë më të mira për t`i rrëfyer….Punët e mundimshme në skamje e varfëri, në fushë e shtëpi, ia prishnin e prenin fillin e dynjallëkut, rendin e kuvendin.

Bahtiri edhe kur nisi mësimet në fillore në Verbicë të Zhegocit, ku mbaroi tete vjeçarne, se bashku me gjyshe Nolen, shpesh shkonin në Marec. Atje dëgjonte përrallat e moçme për fushat, malet, dasmat, legjendat e jetuara e të dëgjuara të gjyshes. Ato rrëfime disi treteshin larg, larg kurse në shpatije te Marecit këngët e Mujit e Halilit, Gjergjelez Alise i bëheshin se jehonin larg e lartë deri në shtatë palë qiej.

ARKATANA

Bahtir Jahiri-Besi (1.5.1975) shkollën fillore e kreu në vendlindje nw Vërbicë të Zhegocit, të mesmen e mbaroi në Prishtinë, Aty nisi studimet në Fakultetin e Edukatës fizike. Pas dy vitesh u kthye ne vendlindje dhe filloi punën nw shkollën e fshatit. Sapo ishte dhënë kushtrimi i lirisë Bahtiri ishte përshëndetur me nxënës, me shokët, ishte përkulur para gjyshe Noles dhe i kishte thënë: “Më duhet të shkoj në ushtri. Atje më presin shokët. Shihemi mbas luftës nëse mbesim gjallë. “…- Me fat të qoftë kjo pushkë. Teshat të rrikan mirë, ia kishte kthyer gjyshja urimin e bekimin nipit luftëtar. Nuk e dinin se kjo do të ishte përshëndetja e tyre e fundit. Habibi, babai i Bahtirit tregonte se djali i tij ishte rreshtuar në UCK që në dhjetor të vitit 1998 në Malësinë e Marecit. Profesioni i tij si arsimtar i edukatës fizike kishte dhënë disa përparësi dhe parakushte të dobishme për të qenë një ushtar i përgatitur, i shkathët dhe i disiplinuar. Shokëve shpesh u fliste për luftërat dhe heroizmat e Shyt Marecit, për dajën e madh, i cili për idealet e Shqipnisë etnike kishte luftuar deri në vitin 1947. Ai ishte legjenda e Gallapit dhe frymëzim i brezave për lirinë e Kosovës.

Bahtir Bahtiri ne përballje me forcat serbe kishte rënë në fushën e Betejes më 21 prill 1999 në Bullaj të Marecit. Lajmin e kobshëm pas disa ditësh e kishte marrë edhe familja. Si në legjendat e moçme, gjyshja e përvuajtur, me të shpejtë, fillikat vetëm, duke kapërcyer male, kori, rrugica e shtigje anësore kishte marrë rrugën e gjatë drejt Marecit. Për një plakë në moshë të thyer rrugë që bëhet për shtatë-tetë orë. Iu kishte shmang shumë pritave, postblloqeve serbe. Por, e lindur ne Marec Gjyshe Nolja i njihte fshehtësitë dhe të panjohurat e maleve. Shokët e Bahtirin ishin stepur, ishin nemitur, Qilu guri, qilu dru. Luftëtarët ia tregojnë varrin e nipit, e ngushëllojnë. I kishin folur për qëndresën dhe trimërinë e bashkëluftëtarit në luftë me pushtuesin. Gjyshe Nolja merr një grusht dhe të njomë nga varri i nipit dëshmor, e mbështjell nyje-nyje në shami, falet dhe lutet për shpirtin e tij, i ngushëllon bashkëluftëtarët e të nipit dhe të nesërmen rikthehet në shtëpi në Vërbicë të Zhegocit.

Zjarri e thikat e Ofensivës serbe nuk kishin të ndalur. Dëbimet e popullatës civile vazhdonin. Luftëtarët e lirisë bënin të pamundurën dhe luftën nuk e ndalnin. Nga ajri gjëmonin e uturinin aeroplanët e Aleancës. Armët mungonin, Popullata e pambrojtur strehë e shpëtim kërkonin nëpër male, Edhe ushqimi ishte në të sosur. Një grusht miell ruhej për nesër. nuk dihej ku niste dita e ku zinte terri.

Katundet e kësaj treve: Vërbicë, Zhegoc, Bresalc, llabjan, Zllash, Honroc, Brus, Mramor, Marec ishin bërë koridore të ngushta që lidhnin Zonën Operative të Llapit më atë të Karadakut. Aty diku në vijën e parë të zjarrit ku edhe kalon e bashkon rruga e këtyre korridoreve ndodhet shtëpia e Bahtir Jahirit-Besit. Barbaria serbe s’kishte të ndalur. Gjyshe Nolja ishte betuar :”Kurrë nuk e braktisi shtëpinë time”. Një grusht dhe mbështjellë në shtatë nyje të shamisë e ruante si kujtim e betim për nipin dëshmor. Ajo kishte vetëm një detyrë që i kishte dhënë vetes: Të gatuaj bukë deri në grushtin e fundit të miellit… Një ditë, ishte fundi i majit 1999 në derën e shtëpisë për të tretën herë kishin ardhur paramilitarëve, policë e ushtarë serbë. Gjyshe Nolja nuk kish pranuar as dëgjuar urdhrat e xhelatëve serbë për të braktisur shtëpinë. Betimin se kishte thyer. Shkiet e kishin vrarë para derës së shtëpisë. Para as flori nuk kishin gjetur në kurmin e saj. Kishin gjetur vetëm një grusht dhe mbeshtjelle palë-palë me shami. Ishin tmerruar dhe kishin ikur shkiet. –Pse ky dhe, kishin bërtitur në gjuhen e tyre. Kështu, si në tregimet e moçme shqiptare ka ndodhur me Gjyshe Nolen, martire e lirisë.

Sot trupi i dëshmorit Bahtir Jahiri pushon në Bullaj të Marecit. Gjyshe Nolja (Naile Jahirii) është rivarrosur në varrezat e fshatit për të dytën herë sipas adetit. Shamia me dheun e varrit të Bahtirit i kishte bashkuar nipin dëshmor dhe gjyshen martire. Në Varrezat e Lirisë një gurë themel dhe dritë e ardhmërisë.

Më 21 prill për çdo vit familjarë, miq e bashkëluftëtarë të dëshmorit Bahtir Jahiri – Besi hedhin lule, luten dhe falen mbi varrin e tij në Marec. Ai ka hyrë në legjende dhe përjetësi bashkë më gjyshen Nole. Një fijë e hollë, shumë, e hollë i ndanë legjendat e moçme prej realitetit të viteve të Luftës së fundit në Kosovë dhe gjithandej Botës shqiptare./rajonipress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.