Mobi Casa

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë unanimisht vendimin për këmbim pronash për nevoja të FSK-së

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën drejtimin e kryesuesit Kushtrim Kadriu, sot, në vazhdim të seancës së dytë, ka miratuar unanimisht vendimin për lejimin e këmbimit të pronave komunale me pronat e shtetërore si dhe propozim-vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës Rajonale për patentë-shofer, të cilat i ka arsyetuar drejtori i Kadastrës, Bekim Salihu.

Ai ka thënë se këto prona, shumica prej tyre në Livoç të Epërm, kërkohen për ndërtimin e një baze ushtarake për FSK-në, të cilës i janë marrë më herët prona nga Komuna e Gjilanit, për nevoja publike. Kurse Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar një lokacion për ndërtimin e një Qendre rajonale për patentë-shofer në Gjilan.

Propozimi për subvencionimin e shtesave për lehona me nga 100 euro deri te lindja e tretë, kurse nga lindja e katërt me nga 400 euro e kështu me radhë, që e ka paraqitur drejtoresha e Shëndetësisë Doruntina Hasani, nuk u përkrah si i tillë nga Kuvendi, i cili i dha mbështetje propozimit të LDK-së që rritja e subvencionit me nga 100 euro plus të bëhet prej lindjes së dytë e tutje dhe jo nga lindja e katërt.

Kuvendi diskutoi edhe raportin e suksesit të nxënësve në gjysme vjetorin e parë të vitit shkollor 2023/2024, të cilin e prezantoi drejtoresha e Arsimit, Albana Demiri, ndërkohë që miratoi zëvendësimin e një anëtari në KKSB, sikurse edhe rekomandimin për caktimin e një roje për kujdesin dhe mirëmbajtjen e kompleksit memorial “Kodra e Dëshmorëve”.

Po ashtu, Kuvendi ka shfuqizuar planin për Integritet Komunal 2023-2027, për t`i hapur rrugë planit të ri, pas arsyetimit që ka dhënë drejtoresha Doruntina Hasani.

ARKATANA

Kuvendi miratoi edhe kërkesën e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë për aprovimin e vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera për vitin 2023, si dhe rekomandimin për lejimin e ekskursioneve të maturantëve në Shqipëri, përkatësisht anulimin e vendimit për ndalimin e tyre, çështje kjo që mori shumë vëmendje nga vendimmarrësit komunalë.

Kuvendi i ndërpreu punimet në mungesë kuorumi dhe pikat e mbetura, siç tha kryesuesi Kushtrim Kadriu, barten për seancën e radhës.

Paraprakisht, duke u përgjigjur në njërën nga pyetjet e këshilltarëve komunalë rreth rrugëve magjistrale, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, ka thënë se rrugët magjistrale janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa për pyetjet tjera, ka premtuar se do të përgjigjen me shkrim.

Në pyetjet sektoriale janë përgjigjur drejtorët Bajram Isufi (DBP), Albana Demiri (DA), Doruntina Hasani (DSHMS) dhe Kushtrim Zeqiri (DKRS)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.