Hidromorava

Ceremoni me rastin e pensionimit të Nënkolonel Shaban Azizi, Zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është mbajtur ceremonia e pensionimit të Nënkolonel Shaban Azizi, Zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Nënkolonel Azizi i ka takuar gjeneratës së katërmbëdhjetë (14) të Policisë së Kosovës, duke shërbyer me nderë, përkushtim dhe profesionalizëm për njëzet e tri (23) vite në Policinë e Kosovës.

Të pranishëm në këtë ceremoni përpos kolegëve, ishin edhe personalitete të larta të institucioneve të tjera të Rajonit të Gjilanit.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi ka mbajt një fjalë rasti dhe ndër tjera ka cekur se “Nënkolonel Azizi ka udhëhequr me ndërgjegjshmëri, guxim nëpër sfidat më të vështira, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim ndaj detyrës. Me rastin e pensionimit ne shprehim një falënderim për angazhimin e palodhur të Nënkolonelit Azizi në ruajtjen e rendit dhe shërbimin ndaj qytetarit. Sot, ne e përshëndesim me admirim dhe dëshirojmë për të një pensionim me shëndet të plotë”.

Fundamenti

Në këtë ceremoni kanë folur edhe përfaqësues nga institucionet tjera si Gjykata Themelore, Komuna e Gjilanit dhe OSBE me të cilat Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka një bashkëpunim të shkëlqyer.

Në shenjë falënderimi Nënkolonelit Azizi i është ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë dhe besnikërinë e treguar gjatë gjithë karrierës së tij policore.

Nënkolonelit Azizi ju urojmë një pushim të këndshëm me familjen dhe miqtë thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.