FIDANISHTJA

Kreshnik Sadiku, gjilanasi që për pak vite arrin majat e suksesit në studime dhe në fushën e biznesit në Zvicër

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kreshnik Sadiku para shtatë vitesh është vendosur në Zurich të Zvicrës dhe shumë shpejt ka arritur të integrohet në jetën institucionale dhe ekonomike të këtij shteti. Për një kohë të shpejt arrin të përfundojë studimet në Universitetin Amerikën në Kosovë ndërsa masterin për administrim biznesi në Lausanne të Zvicrës. Sadiku hapat profesional i kishte marrë në projektet e BE-së, ku edhe kishte menaxhuar disa projekte në sektorin financiar. Është edhe autor i librit “Rruga drejtë ndërmarresisë” botuar në shqip dhe anglisht.

Shumë të rinjë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër kanë shënuar dhe arritur rezultate kulminante në fusha dhe sektor të ndryshëm.
Integrimi i shpejt i tyre, kryerja e studimeve në afat rekord dhe angazhimi në kompani të ndryshme private e publike, ka bërë që ata të lënë gjurmë shumë pozitive në shtetin e Zvicrës.

I tillë është edhe rasti i gjilanasit Kreshnik Sadiku i cili edhe pse ka vetëm shtatë vite që ka nisur të jetoj dhe veprojë në Zurich, ka treguar njohuri të jashtëzakonshme profesionale duke qenë edhe menaxher i dy kompanive në këtë qytet.

I lindur në Gjilan (1987) Kreshnik Sadiku duke pasur një përvojë të mirë në fushën e ekonomisë, meqë kishte punuar si menaxher në sektorin e financave në menaxhimin e projekteve të BE-së, shpejt integrohet në Zvicër.

Ka një CV shumë mbresëlënëse për moshën qw e ka duke treguar rezultate si nxënës në shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan dhe Gjimnazin “Zenel Hajdini” për të vazhduar fakultetin Bachelor në Administrim Biznesi në Universitetin Amerikan në Kosovë, ndërsa Masterin e shkencës për Administrim Biznesi dega Ndërmarrësi arrin ta përfundojë në Lausanne të Zvicrës.

Uji Dea

“Kam punuar në sektor financiar, menaxhuar të projekteve të BE-së afër dhjete vite, kam ofruar konsulencë për zhvillime biznesi në Kosovë. Nga viti 2016 veprojë dhe jetojë në Zvicër (Kantoni Zürichit). Për momentin punojë si Menaxher për Zhvillimin e Biznesit në Zvicrën Gjermane tek “MONEYGRAM INTERNATIONAL”. Kam një kompani Kontabiliteti ku kam mbi 20 firma që i shërbejë ( www.kreos.ch ). Kam gjithashtu një kompani për dhënien e veturave me qira ( www.iloveswitzerland.ch ) shprehet Sadiku.

Sadiku gjithashtu talentin e tij në fushën e biznesit arrin ta kurorëzojë edhe me botimin e librit “Rruga drejt ndërmarrësisë” në dy gjuhë(Shqip dhe Anglisht) që e botoi në vitin 2012.

“Kam të botuar edhe një punim shkencorë në “Technology Innovation Management Revieë “ punimin “Ndërlidhja ndërmjet orientimit të Ndërmarrjes dhe zbatimit të Inteligjencës Artificiale në Burime Njerëzore.

Por Kreshniku nuk e ka harruar për asnjë moment Kosovën, e as të parët e tij në vendlindje. “Në Kosovë kam gjithashtu biznesin me kultivimin e arrave në sipërfaqe prej 5 hektarësh. Po mundohem që edhe atje të ndihmojë fuqinë punëtore sepse shteti dhe vendlindja ime zënë në vend të rëndësishëm në karrierën time” tha Sadiku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.