RCCOLA

Nexhmedin Ymeri, një jetë kushtuar gazetarisë dhe aktrimit – teatrit

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Vërtetë ai gjithë jetën ia përkushtoi dhe edhe tani ia përkushton gazetarisë. Nuk ishte me rëndësi dhe asnjëherë nuk e llogariti edhe në kohët më të vështira, se a mund të jetohet nga gazetaria, por Ai Jetoi dhe jeton edhe tani me gazetarinë dhe për gazetarinë. Nexhmedin Ymeri flet për kohën e tij të suksesshme në Radio Gjilan dhe në teatrin e qytetit, për sfidat e shumta, të asaj kohe, për mirënjohjet e shumta dhe rolet që luajti në teatrin e qytetit, për maltretimet nga policia serbe. Ky është Nexhmedin Ymeri që i mbeti besnik profesionit të gazetarisë.

Biografia e Nexhmedin Ymerit si gazetar e aktor është e pasur. Ka lindur në Gjilan më 24.03.1949. Pas shkollimit fillor e të mesëm, studioj gjuhë dhe letërsinë. Me shkrime gazetareske filloi të merret nga fëmijëria.

Botimet e para i pati në “Rilindja” dhe “Zëri i rinisë”. Pas kthimit nga shërbimi ushtarak, në Gjilan disa muaj më parë kishte filluar punën Radio Gjilani. Meqë nevojitej kuadri, ai, ngaqë shkruante herë-pas herë në revista tê ndryshme, ftohet nga drejtori i parë, Nexhip Bejta dhe, pasi intervistohet, fillon punën si gazetar në pranverën e vitit 1974 (gjashtë muaj pas hapjes së Radio Gjilanit), ndërsa tre vite më vonë emërohet redaktor përgjegjës!

Pos me shkrime e redaktime, ai udhëheq edhe çdo ditë emisione të ndryshme, në fillim të inçizuara, e pastaj edhe të drejtpërdrejta e kontaktuese me dëgjues, duke shtjelluar tema të nduar-nduarta aktuale nga jeta, politika e deri te kultura e sporti.

Thotë se për punën e gjatë e të suksesshme në Radio Gjilan mund të flasin kolegët dhe dëgjuesit e Radio Gjilanit. Ka punuar edhe në Radio Energji, drejtor programi, në TV Vali, redaktor përgjegjës, TV Men, kryeredaktor, kurse ka bashkëpunuar me shumë gazeta, revista e Radio dhe TV të vendit.

Uji Dea

Ka fituar shumë mirënjohje e dekorata! Meqë kishte afinitet për aktrim, Nexhmedin Ymeri, ishte shumë aktiv në Teatrin e Gjilanit, ku, me sukses, ka luajtur një numër të madh të roleve kryesore e epizodike që nga shfaqja “Familja e peshkatarit”, të Sylejman Pitalkës, të inskenuar në vitin 1971, nga regjisori Nuhi Matoshi, e deri tek “Aradha qiellore” e “Monserati”, në regji të Muharrem Shahiqit, ku interpretoi rolin kryesor, ndërsa shfaqja fitoi çmimin kryesor “maskën e artë”, për lojën më të mirë kolektive, në festivalin prestigjioz federativ, në Trebinje.

Dhjetë vitet e fundit, u largua nga gazetaria dhe ishte menaxher në Teatrin e Gjilanit, ku në vitin 2014, para se të pensionohej u laurua me çmimin e karrierës, për vepër jetësore.

E dashti dhe më tej me shpirt e donë teatrin- aktrimin e posaçërisht zemra i flenë tek profesioni i gazetari ngase këtë-profesion – shkrimin e kishte bërë pasion që nga shkolla fillore.

Vërtetë ai gjithë jetën ia përkushtoi dhe edhe tani ia përkushton gazetarisë. Nuk ishte me rëndësi dhe asnjëherë nuk e llogariti edhe në kohët më të vështira, se a mund të jetohet nga gazetaria, por Ai Jetoi dhe jeton edhe tani me gazetarinë dhe për gazetarinë.

Kur nuk iu shmang profesionit të tij të zemrës, nuk iu nda edhe atëherë kur u rrah e maltretua nga milicia e Serbisë, por vazhdoi së bashku me kolegët e tij të kryej punën e gazetarit me përkushtim ashtu siç e do kodeksi gazetaresk. Dhe jo rrallë here në shkrimet e tij, kuptohet mes rreshtave gjejmë edhe anën patriotike dhe edukative për gjeneratat e reja mu në kohën e pushtimit serbosllav./rajonipress/