Hidromorava

Gjilani vazhdon të mbetet komuna më e pazhvilluar dhe me një klasë politike udhëheqëse më të dobët që nga pas lufta

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit dikur njihej edhe me epitetin si “Gjilani Evropian” ndërsa tani ka mbetur shumë mbrapa Vitisë e Kamenicës. Gjilani pos që ka mungesë të projekteve dhe thithje të investimeve është edhe qyteti me një klasë politike amatore dhe të dobët që nga pas lufta.

Marrja e pushtetit ose fitorja në zgjedhje është më shumë përgjegjësi se sa privilegj. Realisht kështu po ndodhë me qytetin e Gjilanit i cili tashmë është degraduar deri në skaj.

Pos që kemi mungesë të infrastrukturës dhe investimeve serioze e projekteve që do të duhej të realizoheshin, klasa qeverisëse aktuale e ka zgjedhur izolimin dhe dembelin. Ju mungon realisht dija e përvoja dhe kanë fare pak sens për të qeverisur.

E qytetarët janë edhe më të zëshëm kur është në pyetje Qeverisja e dobët komunale.

Lindriti qytetar gjilanas mendon se jo vetëm Alban Hyseni po komplet qeverisja komunale janë për të ardhur keq.

Uji Dea

”Definitivisht Gjilani është qyteti më i goditur nga padituria dhe paaftësia. Vetëm shikojeni këndë e takon Alban Hyseni, ministrinë e drejtësisë të Maqedonisë i cili asnjë vlerë se ka për Gjilanin pos nëse Alban Hysenit i duhet për doktoraturë. Një kryetar që nuk e viziton stadiumin dhe nuk e sheh krimin që po ndodhë aty, për mua është i dështuar” shprehet Lindriti.

Mustafa qytetar shprehet se kuadrot e LVV i kish falë zoti vetëm për me sha e fy në rrjete sociale.

“Si është e mundur që një drejtor komune tërë ditën të postojë lajme të partisë ose të liderit, a gjendjen në sektorin e tij e ka katastrofë. Gjilani është njohur si qytet evropian dhe ku dominon pastërtia, kurse tani parku u degradua skajshmërisht dhe pothuajse të gjitha hapësirat publike” shprehet ai.

Limoni një qytetar tjetër mendon pak më ndryshe.”Fajet si ka Alban Hyseni po opozita e dobët sepse në një komunë normale Alban Hyseni asnjë minutë nuk ish kanë kryetar komune. Unë vet jam në LVV po jam tepër i dëshpëruar me këtë klasë politike të analfabetëve” shton ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.