Fundamenti

Izet Kurteshi akuzohet për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, Izet Kurteshi në cilësinë e ud.të drejtor i prokurimit – menaxher i kontratës duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër me dashje ka tejkaluar kompetencat dhe ka shkelur detyrat e tij, në atë mënyrë që me 12.07.2019 e ka nënshkruar marrëveshjen për shkëputjen e kontratës për punë me titull :“Ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare”me kompaninë“Arian Co” nga Prishtina ende pa i përfunduar punimet i pandehuri nuk i ka zbatuar policen e sigurimit duke i shkaktuar komunës së Gjilanit dëm financiar.

Në aktakuzë janë përshkruar në hollësi dhe detaje të gjitha dyshimet që e ngarkojnë Izet Kurteshin ndërsa janë dëgjuar edhe dëshmitarët: Naim Berdiqi, Riza Blakaj, Salih Kqiku, Besnik Kadriu dhe Sami Ahmeti.

Në bazë të përshkrimit të veprimeve inkriminuese nga kallëzimi penal i paraqitur, provave materiale që i janë bashkëngjitur të njëjtit është vlerësuar se kemi të bëjmë me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar thuhet në arsyetimin e aktakuzës.

Mobi Casa

Kurse në bazë të ekspertizës financiare të realizuar nga Riza Blakaj është konstatuar se me datën 12 korrik 2019 pa përfunduar punimet Izet Kurteshi e ka bërë shkëputjen e kontratës kur edhe është bërë prerja e punëve të kryera në vlerë 542.664.70 euro nga rrjedh se punët e pa kryera kanë mbetur në vlerë prej 652.773 euro.

Në këtë kontest nuk është dëshmuar me asnjë provë me të cilën do të dëshmohej se ekziston arsyeshmëria për shkëputjen e parakohshme të kontratës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.